• |
ide | kryesore

Përplaset e fluturon jashtë makinës: aksident me makinë dhe gjendje e rëndë për drejtuesin e Cagliarit

-Instant, Sport



Ankth dhe frikë në Cagliari për gjendjen shëndetësore të Andrea Cossu. Ish-flamuri kaljaritan, tani drejtues i kuqebluve ka pësuar një aksident shumë të rëndë me makinë, në rrugën shtetërore 554, në territorin e Selargius dhe tani është shtruar në spital në gjendje të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orëve të mbrëmjes, 41-vjeçari është përplasur me makinën e tij Porsche, duke fluturuar jashtë kabinës për shkak të impaktit të dhunshëm të aksidentit. Nga lajmet e para, Cossu ka pësuar fraktura të ndryshme dhe një traumë të kafkës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *