• |
ide | kryesore

Rusia aprovon përdorimin e vaksinës së tretë

-Instant, Lajme, Planet



Rusia aprovoi vaksinën e tretë anti-covid për përdorim të brendshëm. Njoftimi erdhi nga kryeministri, Mikail Mishustin, ndonëse testet klinike të shkallës së gjerë nuk kanë nisur ende. Vaksina quhet “CoviVac” dhe është prodhuar nga qëndra Chumakov e themeluar në vitin 1955. Më herët, Rusia aprovoi dhe përdorimin e dy vaksinave të tjera, njëra prej të cilave “Sputnik V” me efikasitet mbi 91%, e zhvilluar nga institute shkencor “Gamaleja”.

Që prej dhënies së dritës së gjelbër, në Rusi janë vaksinuar mbi 2 milionë persona. Tjetra është krijuar nga institute Vektor, por nuk dihet ende efikasiteti i saj.

Vaksina “CoviVac”, ndryshe nga Sputnik V, është e krijuar me koronavirus të çaktivizuar, që nënkupton se atij i është hequr aftësia e shumimit. Ajo jepet me dy doza, me një diferencë kohore prej 14 ditësh dhe mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *