• |
ide | kryesore

Shifra të larta të infektuarish me Covid-19, humbin jetën 17 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Shifrat e rasteve të reja ditore në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1153 raste të reja nga 3975  teste të kryera. Në njoftim thuhet gjithshtu se kanë humbur jetën 17 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.



1 Comment

  1. Maqedonia ka bërë 240,000 testime për një milion banorë e sot Shqipëria ja kaloi edhe Maqedonisë në numurin e përgjithshëm të infektimeve, mbi 99,000.
    Shqipëria ka bërë 145 mijë testime për një milionë banorë , pra gati gjysmën e Maqedonisë.
    Nëse do të kishte bërë po aq testime sa Maqedonia, sigurisht do të dilte dyfishi i numurit të të infektuarve, pra 99,000 X 2, që do të thotë se Shqipëria duhej të kishte sot198000 të infektuar.
    Edhe për numurin e viktimave, ndonëse aktualisht Maqedonia ka më shumë se dyfishin e viktimave për një milion banorë, (rreth 3000), nëse numurit 1670 të viktimave të raportuara në Shqipëri, do ti shtohen edhe rreth 5000 vdekje të tepërta që ka nxjerrë INSTAT për vitin 2020, shifra reale do të shkonte afër 7 mijëshit, apo rreth 2500 viktima për një milion banorë.
    Nëse sheh tabelën e Worldmeter të institutit John Hopkins, në 2015 shtete të botës, numurin më të madh të viktimave për një mlionë banorë e ka Sllovenia me mbi 1800.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *