• |
ide | kryesore

Theu rregullat anti-Covid, gjobitet me 50 milionë lekë kreun i PD-së në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka gjobitur mbrëmjen e sotme kreun e Partisë Demokratike në qarkun e Kukësit, Arif Rexhmati. Rexhmati ka marrë një masë administrative prej 50 milionë lekësh të vjetra për thyerje të rregullave të pandemisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Rexhmati në një postim në Facebook ku shkruan se kjo masë ndaj tij është marrë pa asnjë provë.

“Jo vetem qe masa administrative eshte e absurde, pa asnje baze dhe prove te konstatuar ligjerisht, por jane edhe te manget ne njohurite e hartimit te nje shkrese zyrtare: Per “denimin” tim duhet te ankohet pronari i lokalit qe kam pire kafe une!!! Ah se per pak harrova , edhe ankesen kunder ketij vendimi absurd nuk ta mbajne, se nuk kane personel, ndaj jemi te detyruar ta leme tek sporteli i pritjes se qytetareve tek DVP Kukes”, shkruan kreu i PD në Kukës.



7 Comments

  1. Tërbimi i tij i dukshëm, deklaratat përçart, kërcënimet verbale si një skizofren dhe mbi të gjitha paralajmërimet e tij epike se do ngrej popullin në këmbë të përmbys pushtetin, janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë shumicës në prag të këtyre zgjedhjeve, pasi i jep dhe një dimension komik humbjes së opozitës. Dhe kjo pa Ilir Metën nuk do ishte e mundur.

  2. Pse nuk bëni edhe ju si forcë politike ashtu siç bënte kjo “monstra” në Vitin 2012, kur ju bënte thirrje qytetarëve që mos t’i paguajë gjobat e asaj kohe, por t’i mbajnë faturat dhe sapo Ripjella të vinte në pushtet do t’i falte!?!?

  3. Ja standarti i Rilindjes 50 milion gjobe per shkelje te rregullave te Covid. Lali Sdromsi i njejti muhabet 70.000 leke beri ankese dhe me pas ja hoqen.Keta nuk jane as plera sepse ne fund plerat riciklohen dhe sherbejne per dicka.Dikush nga ju komentues zombi Rilindas te spiropalizuar a mund te me tregoje ku eshte baza ligjore e ketij vendimi.

  4. 50 milion lek te vjeter gjobe per nje mask nuk jan si shume?Po 45 mij dollar nuk gjobiten njerezit per nje maske as ne amerike dhe australi qe standarti i jeteses eshte 50 here me lart se shqiperia..Kur do behet ndonjehere ai vend qe njerezit te jetojne dhe gezojne te lumtur pa maskarallek, pa idiotllek, pa kurvellek.Shqiperi te kam dhier- s’te kuptova asnjehere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *