• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni sherrin mes familjarëve të Frashërit dhe atyre që fyenin ish-portierin e Tiranës

-Instant, F1, Sport, Video



Fyerjet gjatë gjithë ndeshjes drejtuar ish-portierit të Tiranës, por që tashmë mbron ngjyrat e Teutës, fituese 0-1 në Selman Stërmasi kanë degraduar në një sherr mes familjarëve të Stivi Frashërit dhe atyre që e fyen. Burime të pakonfirmuar thonë se bëhet fjalë për një të afërm të familjes Halili.

Frazat e ardhura nga tribuna për portierin, kanë sjellë reagimin e familjarëve të korçarit që janë konfrontuar në tunelin për në dhomat e zhveshjes. I tërbuar është shfaqur edhe drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, teksa ishte Sulejman Starova ai që përpiqej të qetësonte korçarin e klubit bardheblu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *