• |
ide | kryesore

Çudi në kohë pandemie: trajneri shkarkohet nga klubi, ndërsa ishte i shtruar në spital me Covid

-Instant, Sport



Ai është i shtruar në spital për Covid-19 dhe shoqëria e tij e shkarkon nga detyra. Ndodh edhe kjo në kohë pandemie. E është pikërisht ajo që ka ndodhur në Messina, pas disfatës kundër Acireale, kur një drejtues telefonoi trajnerin Pino Rigoli duke i komunikuar lamtumirën. Vetëm se, trajneri i Messina nuk ishte ulur në pankinë për 5 ndeshje radhazi, duke qenë në spital për komplikime për shkak të koronavirusit.

Nuk ishte e mjaftueshme që FC Messina ishte e treta në renditje me dy ndeshje për të rikuperuar ende, që të shmangej shkarkimi. Ekipi tani i është besuar Massimo Costantino. Gjendja shëndetësore e Rigolit kishte precipituar pas shtrimit në spital në 30 janar për shkak të pneumonisë intersticiale bilaterale. Por tani situata, për fat të mirë, po përmirësohet, ndonëse kur të rikuperohet teknikut i duhet të kërkojë një punë tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *