• |
ide | kryesore

Deklaratat/ Si e drodhi Rama me vaksinimin e personaliteteve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Vaksinimi i disa personaliteteve të jetës publike të vendit shkaktoi një reagim të fortë në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Ishin të shumtë ata që e konsideruan të padrejtë këtë “parakalim” që Rama po u bënte emrave të nderuar të këtij vendi me qëllimin e vetëm për të përfituar politikisht.


Presidenti i vendit Ilir Meta e quajti një “ndarje klasore” të tjerë shkuan edhe më tej kur thanë se ishte “gjenocid” ndërsa MEME-t me personalitete vërshuan në Facebook. Ky përdorim që Rama po u bënte edhe një herë emrave të nderuar la një shije të keqe tek të gjithë pasi edhe njerëz të thjeshtë të kapur në rrugë edhe në TV afër qeverisë pohonin se “askush nuk mund t’i diferenconte kur vinte fjala te shëndeti, pasi janë të gjithë të barabartë para Zotit”.


Në këtë pikë kryeministri Edi Rama bëri një kthesë dhe fajtorë ata që nuk e kishin kuptuar ishin sërish mediat dhe dashakeqët. Të dielën paradite nisi me regji qendrore vaksinimi i të moshuarve në stadiumin Air Albania. Edi Rama që e kishte ndier se pakënaqësia duhej shmangur kur zgjedhjet janë gjithnjë e më afër e kishte gjetur zgjidhjen.

Bashkë ata 25 emra VIP ishin ftuar edhe disa të moshuar të tjerë të panjohur si për të thënë tashmë se nuk kishte asnjë diferencim. Por çfarë ndodhi. Lapsi.al u ka hedhur një vështrim të imtësishëm deklaratave të kryeministrit Edi Rama të javës së fundit për këtë çështje. Vihet re se në qëndrimet hershme, Rama i vendos të parët personalitetet dhe më pas të moshuarit e tjerë.

15 shkurt në Rinas

Deklaratën e parë e bëri mbrëmjen e së hënës në aeroportin e Rinasit kur mbërriti një grusht tjetër vaksinash nga Pfizer. Me ministrat Manastriliu dhe Ahmetaj në krah, Rama doli personalisht t’i priste edhe këtë herë me regji qendrore. Përpara gazetarëve Rama tha se pas mjekëve dhe infermierëve do të fillonte edhe vaksinimi i të moshuarve ndërsa shtoi se do të fillohej me “disa që hynin te kategoria e parë e më të moshuarve”.

“Përsa i përket shtresave të popullsisë, do fillojmë në javët e ardhshme, paralelisht me vaksinimin e mjekëve dhe infermiereve, edhe vaksinimin tek më të moshuarit. Do fillojë me shtëpitë e më të moshuarve, ndërkohë që edhe për të sensibilizuar, edhe për të respektuar disa që hyjnë tek kategoria e parë e më të moshuarve që i kanë dhënë këtij vendi jo pak, do të bëjmë edhe vaksinim të një pjese të tyre, njerëz, të cilët nuk duhet t’i kujtojmë për sa shumë dhanë thjesht kur ndahen nga kjo botë e që kemi detyrimin t’i ruajmë aq sa mundemi e aq sa kemi në dorë ne t’i ruajmë, sepse ne nuk jemi Zoti” – tha Rama.

Pra nuk flitet për kategori të moshuarish dhe vetëm për vaksinimin e disa figurave të njohura.

17 shkurt në Tiranë

Dy ditë më pas, Rama bëri një deklaratë nga Tirana ku e përforcoi qëndrimin që kishte dhënë në Rinas.

“Do të vazhdojmë njëkohësisht këtu me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, të cilat duhet t’i mbajmë me gjithçka mundemi sa më mirë e jo thjesht të kujtohemi kur të ndahen nga jeta e të mbajmë fjalime” – përsëriti Rama.

18 shkurt në Vlorë

Një ditë më pas shkoi në Vlorë ku përsëriti të njëjtën deklaratë. Madje përpara gazetarëve e theksoi se vaksinimi i të moshuarve nis me personalitetet.

“Ditë për ditë masivisht do të bëhen vaksina në të gjithë rrjetin e mjekëve dhe infermierëve, shumë shpejt të gjithë do të jenë të vaksinuar. Shumë shpejt vaksinimi do të mbarojë edhe në shtëpitë e të moshuarve. Ditën e diel fillojmë me disa personalitete 80 vjeç e lart që do vaksinohen” – tha Rama në Vlorë.

Por tashmë gjërat kishin ndryshuar. “Edhe nëna ime është personalitet” – shkruante dikush në Facebook dhe dukej qartë se kjo ide e Ramës nuk kishte lënë shije të mirë. Në këtë moment hyn në punë propaganda.

19 shkurt

E nisi vetë kreu i qeverisë në Twitter. I mërzitur me akuzat bëri këtë koment: “Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”

20 shkurt ne Fier

Duket se kjo nuk ngjiti ndaj një ditë më pas në Fier u mor gjerë e gjatë. U duk qartë se tashmë historia kishte ndryshuar. Tashmë refreni ishte tjetër. “Të dielën do të vaksinohen personalitete, por edhe të moshuar të tjerë”.

“Të mos harojmë edhe që vaksinimi i tyre është dhe një ndihme që i jepet fushatës së vaksinimit, për të kaluar mesazhin që duhet të vaksinohemi sepse është gjëja e duhur, në kushtet kur qarkullojnë lloj-lloj teorish konspiracioni.” – tha Rama.

21 shkurt në Elbasan

E përsëriti refrenin edhe në Elbasan.

“Faleminderit për pyetjen sepse më jep mundësinë të sqaroj dhe një herë tjetër që flas për personalitetet 80 vjeçare. Pra nuk bëhet fjalë për personalitetet jashtë kësaj kategorie por bëhet fjalë për të filluar vaksinimin e 80 vjeçarëve me disa personalitete që janë 80 vjeçarë e për të dhënë një mesazh solidariteti me ta…”

Dhe nuk mungon as shigjetimi për ata që u dhanë zë reagimeve kundër skenarit të Ramës me aktorë e regjisor që këtë herë (për fat të keq) do të luanin në një shfaqje të shëmtuar politike.

“Është bërë një reagim shumë i padenjë, shumë mizerabël do të thoja lidhur me këtë nga njerëz që kanë mundësinë të komunikojnë me publikun e që e shpërdorojnë rëndom këtë mundësi duke u përpjekur që edhe këtë rast ta shfrytëzojnë për të shfryrë mllefin e tyre ndaj qeverisë, ndaj meje, por kjo nuk është e denjë mendoj unë” – u hakërrye Rama.

Ministria e Shëndetësisë tha të dielën se u vaksinuan 80 të moshuar mbi 80 vjeç. Mes atyre që për vite me radhë i kemi parë e admiruar në ekran kishte edhe disa të panjohur. Një grua e moshuar që doli nga Air Albania pas vaksinimit u pyet nga një prej gazetarëve se çfarë pune kishte bërë në jetë.
“Kam qenë kuzhiniere. Personalitet kam qenë” – tha ajo dhe u largua. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Vaksinimi i personaliteteve/ Fushatë me kamera ndezur

Pse politika e qeverisë që disa ti vaksinojë dhe të tjerët ti ekspozojë përballë vdekjes ka gjenezë genocidiste

Rama ndryshon qasjen ndaj vaksinimit: Do të nisim me personalitetet e njohura, por do të ketë dhe njerëz të zakonshëm

 

25 Comments

  1. lapsi, turp se me cfare merreni
    nuk po kuptoj cfare derdellisni, por thoni po te njejten. personalitetet sh mire beri. kishte edhe te tjere. ok. ku e keni hallin????
    turp o burre. cfare do nga rama ??? po vuajne plot vende per vaksinen.
    te marre nga kina, do ti canit koken
    nga rusia akoma me keq.
    TURP PER JU QE SHANI CDO VEPRIM.
    JU NDJEK ME QEF, POR PO DILNI JASHTE CDO LOGJIKE

    1. Turp per ty dhe per idiotat e tjere qe e votojne. Medikamentet i mer ky nga kina, nga turqia, nga india nuk e ka problem, eshe pse nuk jane te certifikuara nga BE, kurse vaksinat nuk boka me i mar.
      Pse??? Cila eshte arsyejsa???
      Une personalisht nuk do pranoja te vaksinohesha as me vaksinen Amerikane as me ate Ruse apo Kineze, por ama, prinderit e mi do i vaksinoja me cilendo prej tyre, sepse rreziku qe i kanoset atyre nga Covid eshte shume me i lart se rreziku i vaksines.

      Mos hajdeni ketu duke na ber dogma dhe duke na trajtuar te gjithe si idioter, merrni shembullin e Serbise e cila i mori te 3-ja llojet e vaksinave dhe secili qytetar e ka vete ne dore se cilen vaksine do te beje.

      Per mendimin tim Edi Rama ka bere je krim monstruoz me faktin qe u tall me ambasaden Ruse kur ajo shprehu gadishmerine per te na furnizuar me vaksina. Nqs. do te kishte ndonjehere drejtesi ne Shqiperi atehere ai duhet te ishte i pari qe duhej fut brenda dhe mos te dilte me prej aty. Sa mijra persona kane per te vdekur vetem se ky do te beje karagjozin me Ruset…

      ps. nga ato qe kam lexuar une ka mundesi qe vaksina kineze te jet ajo me efikasitet me te larte.

  2. Po e teproni fare !!!! Cfare eshte kjo loje fjalesh?!Sh mire beri Rama me personalitetet. Ku eshte halli juaj? Plus kishte edhe te moshuar te tjere.
    Turp per ju qe grindeni e shani cdo veprim.
    Cfare te bej Rama kur gjithe Evropa ka probleme e vonesa?
    Te merrte te Kina e Rusia do kishit share perseri
    Mos perdorni per politike cdo veprim te Rames edhe kur eshte i drejte!!!
    GJENI JU MENYREN QE SIC LLAPNI, TE SIGURONI CA VAKSINA

  3. Aman te keqen vetem mos qani, kam argumente boll qe tua lehtesoj brengen por po ju jap vetem nje sepse nuk ja vlen, loje shahu eshte…..

  4. Duhet me u marre me zgjidhjen dhe, jo me problemin…
    Ky ka gjithe jeten qe tallet dhe, nuk perben lajm tallja e rradhes…
    Po zgjidhja e problemit ku eshte….

  5. Plera km s di gje tjeter veq mashtrime,trillime, shpifje,vjedhje,perbuzje,mburrje,tallje, kur e ka lindur ajo kurva Anet e ka lindur mbrapsht pleren.

  6. “Përse i bini në qafë kot Ramës edhe për vaksinat ? Mungesa për vaksinat ka edhe në vënde të zhvilluara.”
    Ky është meraku i militantëve trushpëlarë të “ripjelljes së krimit”.
    Mendoj se e kanë një farë të drejte se është një gjysëm e vërtete.
    Është e vërtetë se në trajtimin e pandemisë nuk kanë vepruar si duhet pjesa më e madhe e qeverive në botë.
    Por cila është gjysma tjetër e së vërtetës që e zhvlerëson krejtësisht “të vërtetën” e ripjelljes ?
    Është megallomania e tij që e shet veten si më të diturin e më të aftin.
    Janë gënjeshtrat e pafund që ai i hedh në publik pa ju skuqur faqja.
    Është fakti tashmë i provuar që prefererencë e tij për “meritokraci”, kanë dalë persona me të kaluar kriminale apo politikanë të lidhur me botën e krimit.
    Sigurisht që në kushtet kur vaksinat po vijnë me pikatore në Shqipëri, në një kohë që ka shpërthime maksimale të pandemisë, nuk do të kishte asgjë të keqe , që një komision kombëtar gjithëpërfshirës politik, por edhe i niveleve më të larta intelektuale e morale, të përcaktonte me emra , veç punonjësve të mjekësisë e të moshuarve me probleme të sëmundjeve kronike, edhe personalitete të shquara të politikës, biznesit e kulturës që të ndihmonin në përcaktimin e emrat e të vaksinuarve të parë.
    Sigurisht qe jeta është e shtrenjtë njëlloj për cilindo njeri.
    Por nuk më duket se qenka më e vlefshme jeta e një 100 vjeçari gjysëm analfabet, vetëm se është “veteran” i Luftës Nac.Çl. e si oficer sigurimi ka vrarë apo dënuar qindra njerëz të pafajshëm.
    Të tillë personazhe kriminale të diktaturës naziste, bota demokratike vazhdon ti kërkojë kudo ku janë fshehur, e pasi i gjen , i i rrasin në burg.
    Siç e përmenda edhe më sipër, nëse përcaktimin e prioriteteve se cilët persona duhen vaksinuar të parët do ta ketë Rama, dihet se ai me superlativa ka vlerësuar për “merita të mëdha”, edhe tre ish ministrat e tij të mbrendshëm të shkarkuar, edhe deputetë e kryetarë bashkie me të kaluar kriminale, edhe Lali Erin që u pasurua me shitjen e fiqve, edhe Taulant Ballën që jep leksione të shkencave politike kudo që flet, ndonëse i është zbuluar vjedhja e doktoraturës, edhe trimat si Gjushi e Damiani që bënë “tërmetin” e manipulimit të zgjedhjeve në Dibër e Durrës.
    Ja po i pranojmë si vlerë e aftësi të Ramës, ato pak vaksina kontrabandë të ardhura, por a mos këto vaksina janë blerë me paratë e tij personale e nuk janë paratë e gjithë taksapaguesve shqiptarë ?
    Me çtë drejtë ky kryeministër në çdo dalje në publik e thotë pa turp se unë mund të bëjë gjithshka që dua se isha i zoti të vjedh më shumë vota ?

  7. Asnje kryetar qeverie ne glob nuk ben listen e atyre qe do vaksinohen. perjashtim ben vetem ky zhulsi i Surrelit! Te jete ky me i zgjuari a me budallai nder kryeministrat e botes, kete sejcili e gjykon vete, mjaft mos jete i punesuar ne administraten e tij.

  8. O diçka të re digjojmë.Rama e drodhi!!!Se mos është hera e parë.Ai në çdo veprim që bën e ka dredhjen e dredhinë mrena.Për të mos flasim për abuzimin e propagandën.

  9. Sali Berisha është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtetit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Sali Berishën si agjent në vitin 1967.

    Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Sali Berisha është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar”, ka thënë Braho.

    Por çfarë thuhet në dokumentin e Ali Anadollit? Aty tregohet me detaje se si Berisha u fut në Partinë Komuniste, duke shkuar më parë te Sigurimi i Shtetit.

    1. Kurse unë posedoj dolumenta në të cilat rezulton se Berisha është rekrutuar që para krijimit të partisë komuniste shqiptare në vitin 1941, nga PK e Jugosllavisë e kur u krijua partia, Enveri e ngarkoi me shërbimin e fshehtë të zbulimit që më vonë u quajt sigurim

  10. Rama nuk e DRODHI por e TROLLI (troll), e te gjithe rane brenda. Ai e degjeneroi diskurin, nderkaq i vaksinoi ata njerez per motive elektorale e polls.

  11. Kurse unë posedoj dolumenta në të cilat rezulton se Berisha është rekrutuar që para krijimit të partisë komuniste shqiptare në vitin 1941, nga PK e Jugosllavisë e kur u krijua partia, Enveri e ngarkoi me shërbimin e fshehtë të zbulimit që më vonë u quajt sigurim.
    Kam gjithashtu dokumenta në të cilat Lulzim Basha figuron si kamarier i rekrutuar nga UDB që para Luftës së dytë botërore.

  12. Nuk do hame sufllaqe sic hani ju te -pa emrit-mavi ne do ju shkerdhejme motrat dhe grate tuaja sidomos ty qe na i merr ne goje vend dhe pa vend.

  13. Andi Bushatoviç
    Je një psikopat pervers skicofren ideologjik . Me pak fajal robqir . Gru shkërdhyer

  14. E nxorren miun e haleve te salihut e likes ne lalez dhe ky eshte i madhi stalin qe per hater te salihut per nate qin fort motren mamin vajzen dhe mbasi mbaron pune vete per te kenaqur shpellkaret e pd te Byrektorja e pd i lejon tja qijne motrat vajzat dhe mamin ketyre ceceneve,per ideal in e partise stalini eshte gjithmone gati

  15. O Andi Bushatoviç ti je i dredhur nga trut dhe i tredhur nga posht . Vaj medet për ty o pafill

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu