• |
ide | kryesore

Izraeli lehtëson masat pas suksesit me vaksinim

-Instant, Arkiva, Planet



Izraeli ka filluar të lehtësojë kufizimet e bllokimit pasi studimet atje zbulojnë se vaksina Pfizer është 95.8% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjes së njerëzve.

Nga e diela, dyqanet, bibliotekat dhe muzetë mund të hapen, por distancimi shoqëror dhe maskat do të jenë ende obligative, raporton BBC.

Ministria e Shëndetësisë atje thotë se është faza e parë e kthimit në jetën normale.

Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Më shumë se 49% e njerëzve kanë marrë të paktën një dozë.

Vendi hyri në bllokimin e tretë më 27 dhjetor pas shpërthimit të virusit.

Nën masat lehtësuese, njerëzit tani janë në gjendje të hyjnë në qendrat tregtare dhe atraksionet turistike, të tilla si kopshtet zoologjike.



2 Comments

  1. askush smund tia hellin askujt me ky shekull si motiv perfitimi kal luften biologjike si me fitimprurset ,me kompanit farmaeutike,si pararoja e gjoja shpetimit,por imunitetin mbrojtjen nga gjitha semundjet njerzit do ta gjejne tek 1 sherimi permes kuranit dhe synetit profetik,2 me shqimet qe han ,do forojn imunitetit perballojne semundjet mbasi shkaqet e gjitha semundjeve do ti shpien tek mungesa vitaminave ,dhe fuqizimit sistemit imunitar pastrimi lendeve toksike nga organizmi,qe i gjejne ne ushqime dhe bime mjeksore,,tani hilen e mesuan te gjith dhe askush se han me sapunin per djath se e ka zbuluar shija faktet ,padrejtesija eshte shah mat kunder lojtareve te vet

  2. “obligative”, “atraksionet”..Gazetare te nderuar respektoni lexuesin shqipetar, respektoni SHQIPEN, pastaj edhe gjuhet e tjera qe po i shtremberoni kaq shemtuar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *