• |
ide | kryesore

Plagosi rëndë një 65-vjeçar, arrestohet në Pogradec agresori

-Instant, Lajme, Të fundit



Arrestohet një 43-vjeçar i shpallur në kërkim në Pogradec.

Mësohet se A. K., banues në fshatin Velçan u vu bë pranga pasi  me vendimin e datës 05 nëntor të vitit 2020, Prokuroria e Pogradecit ka urdhëruar ndalimin e tij për plagosje të rëndë me dashje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., 42 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 05.11.2020, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 30.12.2020, në fshatin Velçan, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, shtetasin H. B., 65 vjeç, banues në Velçan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *