• |
ide | kryesore

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, prangoset 29-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia e Korçës ka goditur këtë të diel një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.


Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm.


Detaje nga policia: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu