• |
ide | kryesore

Rama flet për funksionimin e spitalit të Fierit dhe rekrutimin e punonjësve: Do të menaxhohet nga turqit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Elbasani se spitali turk që po ndërtohet në Fier, do të menaxhohet për tre vitet e ardhshme nga turqit. Ai shtoi se shefat e pavijoneve dhe kryeinfermierët do të jenë vijnë gjithashtu nga Turqia.

Gjatë një takimi në Elbasan, Rama tha se ky spital do të jetë shembull për autonominë spitalore.

“Turqia deri para 15 vjetësh e ka pasur sistemin shëndetësor në një gjendje shumë të keqe. Ne kemi avancuar në rindërtimin e spitaleve dhe riorganizimin e linjave të furnizimit të tyre dhe tani duhet të hedhim këtë hap. Funksionimi i autonomisë spitalore do të vihet në jetë në spitalin rajonal të Fierit. Nuk mund të paguhen njësoj dy mjekë që punojnë në një spital dhe që njëri bën më shumë orë pune dhe tjetri më pak. Si organizohet gjithë kjo? Nga ana tjetër, për të mos humbur në debat teorik është shumë më e udhës të ndjekim rrugën praktike.

Spitali rajonal i Fierit do të ketë një personel të përzier. Do të vijnë nga Turqia 50 persona që nga menaxheri, shefat e pavionëve, kryeinfermierë dhe do ketë rreth 320 personel shqiptarë që do të zgjidhen nga stafi turk që janë sot në sistem ose që janë në pritje përmes portaleve dhe pastaj do të ketë një periudhë tranzicioni 2-3 vjet ku i gjithë menaxhimi i spitalit do të jetë në proces dhe ky spital do të shërbejë si pilot për të parë funksionimin dhe për të prezantuar këtë model edhe spitalet e tjera për të ndjekur eksperiencën dhe për të ndarë opinion dhe për të përgatitur autonominë spitalore. Në 4 vitet e mandatit të tretë, do të kemi gjithë kohën e nevojshme për autonominë spitalore”, u shpreh kryeministri Rama.



9 Comments

  1. Ne kete spital do te kurohen Ata qe kane mundesi ekonomike apo te varferit?? Se spitale private ka plot por euro apo dollaret nuk kane te gjithe. Se ku eshte qellimit i ketij spitali, ai e Tha po une nuk e kuptova. Te rroje erdogani.

  2. O beu.. Bashke me Bashen fle ti?
    Zgjohu o lumadh se u trashe.
    Informhu njeher pasi te ngrihesh nga gjumi e pastaj mer mundimin te shkruash.
    Eshte spitali SHTETEROR rajonal qe do i sherbej gjith jugut. Shpetove dhe ti o beu i fierit nga reumatizma qe te ka len lageshtira e kenetes se myzeqes.

  3. O ti RtR !
    Mund te me thuash eshte spital shteteror apo privat?
    Meqe do punesohet ne shumice nga turqit, do menaxhohet nga turqit , atehere i bie te jete spital privat turk.
    PRA, QE TE SHTROHEMI, DUHEN NJE HALE ME EURO!
    Pse pak SPITALE PRIVATE ka?
    Duam spitale SHTETERORE qe ne qe kemi nje jete qe paguajme sigurime shoqerore te shtrohemi e te kurohemi pa paguar me mijera EURO per nje nate e nje OPERACION.
    PRANDAJ MBYLLE BUQEN E LERI TE FLASIN VETEM TURQIT PER INVESTIMIN E TYRE.
    TI KM. SHKO RREGULLO SPITALET SHTETERORE!

  4. po ik o budalla, mua mjafton te shpf ke ve ne krye te spitalit. merr rastin e korces per te kuptuar gjithe shqiperine

  5. Pagjuj € e mia o qafir zdroms pa leni denglat . Komentuesit hajduta te organizates rivdekja edhe mund ta lepin dersa tja tresin palcen konandantit te batalionit te legjonot te aqif kapertonit !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *