• |
ide | kryesore

Rriten shpejtë rastet e reja me COVID-19 në Fier, policia shton kontrollet dhe vendos gjoba ndaj qytetarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Fieri ka shënuar një ditë më parë 109 raste pozitive me koronavirus, ndërkohë që 18 raste janë regjistruar në Mallakastër, duke thyer kështu rekord infektimesh të ndodhura ndonjëherë.

Këtë të diel, për shkak të kësaj situate, ka pasur edhe një reagim të fortë nga policia e Fierit, e cila ka dalë me patrulla në rrugë jo vetëm duke këshilluar kalimtarët për vendosjen e maskës, por edhe në ndëshkimin e tyre me masë administrative.

Vetëm gjatë orëve të para të kësaj të diele policia Fier ka penalizuar me gjoba 58 kalimtarë.

Cdo ditë në Fier vendosen mesatarisht 30-40 gjoba për mungesë të maskës, ndërkohë që sot policia është treguar më e ashpër, duke parë edhe papërgjegjshmërinë e qytetarëve, dhe sidomos të rinjve, në zbatimin e vendimit për vendosje të maskës.

Një ditë më parë Fieri ka shënuar numër të lartë infektimesh nga Covid-19. Sipas shifrave të fundit nga ISHP numri i infektimeve shkon në total në 2883 raste.

Ajo cka bie në sy, është numri i lartë mes pensionistëve dhe të papunëve, por ndërkohë pozitivë me Covid kanë rezultuar edhe punonjës institucionesh dhe kompanive private.

Ndërkohë, ka nisur edhe vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, ndërsa dozën e parë të vaksinës e kanë marrë tashmë edhe banorët e shtëpisë së të moshuarve dhe stafi i saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *