• |
ide | kryesore

Shembet në fushë gjatë ndeshjes Dziczek: kishte humbur ndjenjat edhe në shtator në stërvitje

-Instant, Sport



Frikë në fushë në Ascoli në minutat e fundit të ndeshjes midis vendasve dhe Salernitanës. Në minutën e 86-të, mesfushori i ekipit granata Patryk Dziczek është ndjerë keq dhe është shembur përtokë, me ambulancën që nxitoi të futej në fushë për të shpëtuar lojtarin dhe për ta transportuar në spital. Dziczek sapo kishte hyrë në lojë. Polaku ka dalë tashmë nga spitali, por do të shtrohet edhe njëherë në Romë për analiza të tjera mjekësore.

Loja është ndërprerë me rezultatin 2-0 për miqtë, për të vazhduar më pas duke përfunduar me të njëjtin rezultat. Shtatorin e kaluar polaku kishte humbur ndjenjat në stërvitje dhe u rianimua nga mjeku i Salernitanës. Ai ishte dërguar në spital ku i ishte nënshtruar testeve, që nuk evidentuan asnjë problem.

SHTRIMI NË ROMË
“Patryk Dziczek doli nga spitali ‘Mazzoni’ në Ascoli Piceno dhe do të shtrohet përsëri, për kontrolle të mëtejshme, në një institucion shëndetësor në Romë”. Lajmin e ka bërë të ditur Salernitana. Sipas të dhënave, pas hipotezës fillestare të mbajtjes së lojtarit nën vëzhgim gjatë gjithë natës në Mazzoni, transferimi është vendosur pas rezultateve të disa testeve diagnostikuese.

MJEKU: “SI EPISODI TJETËR”
Epifanio D’Arrigo, mjeku social i Salernitanës, ka folur pas lojës: “Në shtator ka pësuar të njëjtin episod, të ngjashëm në formë. Në atë kohë të gjitha kontrollet dhanë rezultate negative. Në dritën e këtij episodi të ri, do të bëhen hetime të mëtejshme për të kuptuar shkakun e mundshëm, duke qenë se do të jetë e nevojshme të konstatohet se cili ishte shkaku nxitës – theksoi D’Arrigo – Dziczek nuk ka patur nevojë për defibrilator, vetëm sa humbi ndjenjat”, përfundoi mjeku i klubit granata, para se të shkonte në spital për të zbuluar nga afër gjendjen shëndetësore të lojtarit. “Gjuha hyri në pjesën e prapme të gojës dhe prandaj ishte e nevojshme ta ringjallnim atë nga pikëpamja e frymëmarrjes.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *