• |
ide | kryesore

Si mund të arrihet vota dhe zgjedhja e emigrantëve

-Instant, 2, Arkiva, Ide

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, debateve thellesisht preokupuese për  publikun lidhur me vaksinimin dhe depolitizimin e pandemise, vulnerabilitetin ekonomik, cilesine e sherbimit shendetesor dhe eficiencen e sistemit gjyqesor, u shtohet dhe ai i votimit të shtetasve shqiptare që jetojne jashte territorit të Republikes se Shqiperise. I gjendur në veshtiresi jo të pakte për të kujtuar një precedent të vetem në keto tre dekadat e fundit ku debati cilesor e i argumentuar të këtë paraprire një vendimarrje inteligjente dhe të vleresuar pozitivisht në sferen e opinionit publik, dëshiroj megjithatë të ndaj modestisht disa ide, i motivuar nga deshira për  të kontribuar realisht në dobi të një zgjidhjeje të mire për  të ardhmen e vendit. E anatemuar nga disa, e drejta kushtetuese e votes së shtetasve shqiptare që jetojne jashte kufijve mund dhe duhet të konsiderohet një projekt i rendesishem në favor të zhvillimit ekonomik, social e politik të vendit.


Një nga argumentet kunder votes së shtetasve që jetojne jashte vendit është ai i votimit të emigranteve në favor të partive dhe/apo politikave të cilat nuk influencojne drejtperdrejt jeten e tyre por atë të bashkatdhetareve që jetojne brenda kufirit. E gjej të tepert dhe tejet të hidhur të kujtoj këtu që në tridhjete vjetet e fundit, kryesisht fale votave të shqiptareve benda kufirit dhe konceptit të saj libertin mbi respektimin e votes, klasa politike shqiptare këmben me sukses tepsi, kazane, sahane, magje, kusi apo sini, çka në vendlindje përben një sinonim të pushtetit politik dhe pertej. Një argument tjeter që kundershton voten e emigranteve lidhet me mospagimin e taksave nga ana e tyre në Shqiperi çka perjashton njekohesisht, me një të rënë të lapsit, edhe shume shqiptare brenda kufirit që perballen për  fat të keq me papunesi të padeshiruar.


Një qasje alternative që fokusohet në interesa apartiake e trajton voten e emigranteve në kontekstin e një ndryshimi të thelle ligjor me impakt ekonomik e politik që gersheton të drejten për  të votuar me detyrimin e shtetasve shqiptare që jetojne jashte kufijve për  të kontribuar financiarisht në të ardhurat e shtetit shqiptar nepermjet taksimit të te ardhurave si dhe mundesine e perfaqesimit në parlament. Për  të ilustruar këtë ide po perdorim një prag reference 3% duke kujtuar që 3% e të ardhurave vjetore të një emigranti, sado modeste qofte pagesa e tij, perben një shifer në vlere absolute në shume raste me të larte se taksa mbi të ardhurat e shume shtetasve që jetojne brenda kufijve.

E gjej me vend të sjell në vemendje të gjithe bashkekombesve që jetojne jashte vendit që ushtrimi i të drejtave si shtetas shqiptare eshte i dobishem të konsiderohet në prizmin edhe të detyrimeve të secilit prej nesh për  vendin ku lindem e u rritem dhe kemi ende familjare, miq e të aferm. Nese në fillimet e rrugetimit tone për  një jete me të mire mundesite ekonomike të secilit ishin të kushtezuara nga perpjekjet jo të vogla për  sigurimin e nevojave baze të familjeve tona, sot tabloja është cilesisht e ndryshme. Për  me teper, në ngjashmeri me shume vende të tjera, Shqiperia mund të angazhohet, në marreveshje me vende ku emigrantet shqiptare jetojne, për  deduktimin e kesaj shume financiare nga detyrimet taksore vjetore të çdo individi në vendin ku jeton. Me të ardhurat e gjeneruara nga taksa e emigranteve mund të krijohet një fond zhvillimi strategjik i cili mund të bente të mundur planifikimin dhe implementimin e projekteve me rendesi kombetare në infrastrukture, arsim, shendetesi, apo furnizimin me uje dhe energji elektrike të te gjithe territorit të vendit. Ky fond do mundesonte objekte të kushtueshme me rëndesi afatgjate apo mund të ulte ndjeshem nevojen e borxheve në banka dhe institucione financiare nderkombetare me perqindje jo të vogla huamarrje.

Në aspektin politik, duke konsideruar se rreth 30% e shqiptareve me të drejte votimi jetojne jashte Shqiperise, e gjykoj të arsyeshme që ata të kene një perfaqesim prej 10% në parlament. Perfaqesimi parlamentar, për  shkak të edukimit formal dhe ekspertizes profesionale në vendet demokratike perendimore ku emigrantet punojne, do përmiresonte cilesisht nivelin e vendimarjes nepermjet eleminimit të konfliktualitetit dhe vulgaritetit që karakterizon mardheniet ndermjet palëve politike, defaktorizimit të aleancave regresive ndërmjet partive të medha dhe atyre të blloqeve dhe fletoreve, dhe inkurajimit të kompromisit në emer të interesave madhore dhe progresit të vendit. Deshira e mire për zhvillim real dhe të shpejte është e nevojshme dhe krejt e mundur të materializohet nepermjet kontributeve të secilit, pavaresisht vendodhjes gjeografike.

Personalisht, këtë alternative e gjej teper më të shendetshme krahasuar me hostilitetin absurd ndermjet shqiptareve që jetojne brenda kufijve dhe atyre që jetojne jashte, atdhedashurine dhe nacionalizmin badjava të rrjeteve sociale, apo perparimin e vendit me ritmet e breshkes, të amplifikuar nga kuratore uber të talentuar të propagandes nga njera ane dhe të kontestuar simetrikisht nga tellallë të ngjirur nga ana tjeter. Gjithsesi, klasa politike është e mirepritur të na provoje gabim duke konsideruar meriten e ideve të mesiperme dhe duke u investuar seriozisht në një projekt demokratik gjitheperfshires, në emer të progresit të vendit, i cili nuk mund të kryhet pa njohjen, vleresimin dhe shfrytezimin real të kapaciteteve ekzistues humane dhe financiare, brenda dhe jashte tij.

 Arban Domi Ph.D.Atlanta, GA USA/ Titulli origjinal: “Nuk Dime Apo Nuk Duam?”

 

 

 

7 Comments

  1. Ne emigrantet paguajme me shume se cdo kush tjeter ,vetem shikoni satistikat tuaja atje se sa para futen ne vite nga emigrantet ,ne shqiperi,ne forma te ndryshme,edhe pse keto para nuk futen ne arken e shtetit ne menyre te drejtperdrjet(si taksa) kane vleren me te madhe se cdo lloje paraje tjeter atje, dhe bejne pjese ne PB-ne vjetrore,eshte njesoj sikur shkon ne pazare,dhe nuk shet asgje,por kur vjen ne shtepi ne darke ke para me shume sesa vlera e te gjithe mallit qe ndoshta ke ne inventare per tu shitur!

    1. E vertete qe remitancat e ne emigranteve mbajne popullin.
      Por kontributet e remitancave jane vullnetare dhe e dine vetem ata qe jetojne aty se c heqin kur votohen semi diktatore si puna Rames.
      Dua te them qe nuk mund te kesh impakt kur nuk prekesh ti vete.
      Nese nuk jeton ne ate vend nuk mund te votosh, pra duhet skin in the game dhe per voten.

  2. Vërtetë emigrantët mund të kenë krijuar formim perendimor dhe mund të ndihmojnë të afërmit e tyre me anë të remitancave, por ato nuk jetojnë këtu dhe nuk e din më mirë se ato që e jetojnë çdo ditë politikën që votojnë.

    Ato ndjekin zhvillimet me anë të një pale të tretë (TV, facebook, portal ose me anë të një të afërmi), gjë që i bën vulnerabël përballë propagandës dhe dizinformimit.
    Në pjesën dërrmuese, maksimumi, janë 2 javë me pushime në Shqipëri dhe i ngjajnë më shumë turistave.
    Nuk përballen me problematikat dhe çështjet shqetësuese të përditshme.

    Pra mendoj se ato nuk mund të vendosin për ardhmen e këtij vendi nëse nuk do përballen me pasojat e atij vendimi.
    Jam dakord që tu krijohen lehtësira për të votuar por me kusht që të jetojnë minimalisht çdo vit nga 6 muaj në Shqipëri.

  3. E para mos te shohim me!
    E dyta Ti dhe sekti qe ti perfaqeson jeni fatkeqsia me e madhe dhe historia me e dhimbshme e shqipetareve.
    Me ty E-di Ra-ma kemi shkuar 100 vjet prapa.

    Mos te shohim askund me!
    Ti je fatkeqsia e fundit me e madhe jona!

  4. Pershendetje miku im

    Te pergezoj per nderhyrjet tuaja, me shume vlere ne keto momente te trishta, qe po kalon njerezimi

    respekt
    gbalisha

  5. Marr shkas vetem nga titulli, megjithese me shume sforco e lexova deri ne fund shkrimin, nuk munda qe te nxirrja asnje konkluzion ne lidhje me te dhe as ne lidhje me personin, qe ka marr “zahmetin” qe t’a shkruaj.
    1-Vota e cdo shtetasi shqiptari eshte e garantuar, thote kushtetuta e R.SH. per menyren sesi votohet ka nje Kod Zgjedhor, pra askush nuk te pengon qe te vish nga “filifistuni” ku jeton per te votuar, natyrisht nevojitet pak “zahmet”, per te ardhur.
    2-Pervec emigranteve qe Shqiperi ka me qindra mijera migrante shtetas qe duhet te shkojne ne vendelidjet e tyre per te votuar, pra ligji nuk ben dalim nese jeton ne Perth apo Permet, duhet qe te shkosh atje ku je i regjistruar ne regj. them. te gjendjes civile.
    3- Per t’u regjistruar diku tjeter behet zhvendosja nga vend banimi “x” ne ate “y”, pra nuk mundesh qe te figurosh ne disa lista njekohesisht.
    4-Qeveria duhej qe te perpilonte listat me emrat e emigranteve rezidente/me dyshtetesi dhe te bente fshirjen e emrave te tyre nga listat ne Shqiperi, qe se beri sepse keshtu i interesonte per te manipuluar me listat e votuesve qe jetojne jashte.
    5-Votimet jashte ku do te zhvillohen neper perfaqesi dhe neper konsullata, atehere kot qe lodhen se dihet qe keto ngrehina jane sherbetore te verber te pushtetit, kush do t’i kontrollonte?!
    6-Sa i perket votimit me poste, Biden erdhi ne pushtet si rezultat i 6 milion votuesve te vdekur qe u cuan nga varret per te votuar ate me poste, vjedhja me spektakulare e zgjedhjeve deri me sot.
    Prandaj deri para pak ditesh partia ne pushtet dhe kryeministri dukeshin te sigurte ne fitore sepse prisnin 200-300 mije vota fiktive “te emigranteve” dhe zgjedhjet u”fituan”, duket se ky plan nuk po funksionon ndaj kane filluar qe te shvetohen terresisht dhe zgurdullojne syte duke u mekur kur flasin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu