• |
ide | kryesore

Vaksinimi i personaliteteve/ Fushatë me kamera ndezur

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Që shfaqja të jetë e plotë, parodia duhet të shkojë deri në fund. Edi Rama di ta luajë mirë këtë rol. Pasi mbaroi këtë mëngjes të diele paradën televizive para personaliteteve, kryeministri bëri të paditurin sikur nuk ishte në djeni se e gjitha po transmetohej live. Rama që nuk hedh asje hap pa e treguar në media, këtë radhë “u kap në befasi”. Kryeministri iu drejtua me një pyetje ministres Ogerta Manastirliu dhe vartësve të tij. “Ishim live ne tani? ëëë? Ishim live”-pyet Rama, duke lënë të kuptohet se sipas tij, ai nuk ishte në dijeni se aktiviteti po transmetohej në faqen e tij zyrtare në Facebook. Pra shfaqet që pamë në ekran, si dialogu me ish presidentin Moisiu, “gjigant… rri prit aty se ashtu është procedura”, prezumoheshin të ishin konfidenciale. Por me rilindjen asgjë nuk mund të bëhet pa bujë, sepse kështu nuk ka fare vlerë.


Kështu ndodhi edhe këtë të dielë kur 24 personalitete dhe 56 të moshuar të zakonshëm, “të zgjedhur nga mjeku i familjes” morrën dozën e parë të vaksinës kundër Pfizer.


Lexo me tej:

Rama ndryshon qasjen ndaj vaksinimit: Do të nisim me personalitetet e njohura, por do të ketë dhe njerëz të zakonshëm

Ndryshe nga sa u njoftua se sot, ditë e (diel), do të niste vaksinimi i të moshuarve personalitete mbi 80 vjeç, kryeministri Edi Rama u detyrua të sqaronte tri herë se nuk ka diferencim dhe se në listë janë më shumë qytetarë sesa personalitete. “Nuk ka diferencim“-tha ai.

Në fakt, problemi i vaksinimit të diferencuar nga qeveria ngjalli shumë diskutime. Presidenti Meta e quajti atë një proceduar diktatoriale që nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Edhe akademiku Artan Fuga nënvizoi se kjo është një praktikë me gjenezë genocidare: ” …sepse e lidh të drejtën për jetën me tipare “të veçanta”, dhe ndan njerëzit përballlë vdekjes në “ata” dhe “ne”. Po, një politikë e tillë është parimisht e mbështetur në botëkuptim që qoftë edhe pa e ditur dhe padashjen ka fillime ideologjie genocidiste, sepse 80 vjeçarëve “jo personalitete” u thotë me nënkuptim : “Ju të tjerët prisni! Ekspozohuni vdekjes sepse kaq merita keni! ”.

Ndërsa media si Dosja.al i kërkuan publikisht personaliteteve të përcaktuar për tu vaksinuar ta rrefuzonin këtë shfaqe të kryeministrit që në mungesë të sigurimit të vaksinave do të ngjallë përçarjen mes shqiptarëve. “Është taktika e kryeministrit, që shqiptarët të mos fajësojnë atë për mungesën e vaksinave për prindërit dhe gjyshërit e tyre, por listën e emrave që do të vaksinohen nesër. Personalitetet, pa paragjykim, artistë, studiues e shkrimtarë mos kini dyshime. Jeni zgjedhur nga vetë Rama. Ai ju ka zgjedhur juve që t’ju vërë përballë shqiptarëve të revoltuar, si një repart special që me mbështetësit dhe admiruesit tuaj, tu kundërviheni të revoltuarve. Kështu, ai jo vetëm do ti shmanget përgjegjësisë por do ti ekspozojë shqiptarët e revoltuar si njerëz që urrejnë edhe juve, si personazhet e këqinj të shfaqjes në këtë luftë për mbijetesë”, shkruajti Dosja.al në editorialin e saj.

Përballë këtij presioni publik Rama ndryshoi sot disi strategjinë. Ai vendosi për vaksinimin edhe të 56 të zakonshmëve bashkë me 24 të veçantët.

Kryeministri e mbrojti edhe publikisht idenë për të veçuar personalitetet. “Më vjen shumë keq për shkulmën e padenjë dhe të neveritshme të disa pseudopersonaliteteve që kanë akses në ekrane, që në mënyrën më çnjerëzore përhapën një tym krejtësisht të panevojshëm, sepse këta njerëz që vaksinohen sot janë të gjithë në kategorinë e plus 80-vjeçarëve dhe fakti që vaksinimi nis me një numër shumë modest, në krahasim me numrin e përgjithshëm që i kanë dhënë kaq vendit e shoqërisë, është një shprehje shumë e sinqertë dhe shumë e thjeshtë, e kuptueshme, e një përkujdesjeje për këta njerëz, të cilët nuk duhet të presim të ndahen nga jeta për t’iu mbajtur fjalimet e për t’iu dhënë dekoratat, siç tanimë është bërë një trend qesharak në Presidencën e Republikës”.

Por, pavarësisht nga fjalët e bukura, Rama nuk ndejti dot pa nxjerrë fytyrën në seancën e sotme të vaksinimit si për tu thënë edhe shqiptarëve edhe personaliteteve që po merrnin dorën e parë të Pfizerit se vetëm një njeri i vetëm vendos në këtë vend se cili duhet të jetojë dhe cili duhet lënë të përballet me vdekjen. Rama po e shfrytëzon këtë manovër që nuk ka ngjarë në asnjë vend demokratik, për të ndezur një debat fallco rreth vaksinës, para zgjedhjeve, ndërkohë që dozat që Shqipëria do të marrë përgjatë 2021 janë të papërfillshme.

Rama bën fushatë për PS-në me një dorë vaksina

Prandaj ai nga Rinasi, në Shkodër dhe pranë pensionistëve, ai shfaqet kudo ku është vaksina, pavarësisht se kur kamerat janë ndezur, hiqet sikur nuk e di që është Live.
©Lapsi.al

23 Comments

  1. S’na ngelet shprese tjeter vecse votuesit te mbajne shenim dhe te denojne me vote kete maskarade te ketij kllouni skizofren qe vendos me goglat si personazhi i “Lulekuqe mbi mure” (luajtur mga A. KRISTOFORI) ……. “tani ju te tjeret ngrohuni ne diell!”

    1. Namyti nuk lindi budall, por u bo.
      Vetem kjo mjafton qe votuesit e pavendosur, te votojne Ramutin.
      Po pse i bydall. Ta kish Basha pushtetin, a nuk do ta bonte dicka te tille.
      NAMYTEN budallenjte….
      Lexoni Alfred Lelen te pakten.

    2. O Muti i Kristaqit ,
      Me kete thirrje qe i ke bere elektoratit opozotar nga 30% votues qe ka PD-cka e ke cuar ne 60 %.
      Hallall ta kesh sot dopjo sufllaqe.

  2. Personalitetv u takon ata duhet te ishin vaksinuar para mjekv .Ata jan loodhur shum

    Ps do presin radhn ata C far jan ata legena si.puntor inxhinjert.shofert ndertusit stidentet.pensionist invaidt jetimt Jo ne saj te drjtimt tyre ne shum vite eshte arritur suks imadh jan largur 2000000 milion shqiptar

  3. Berisha nuk eshte 80+ keshtu duhet te presi. cfare budalleqe, kjoi eshte per te sensibiluar njerezit te vaksinohen se ka shume pikepytje mbi vaksinen, edhe keta jane edhe 80+ edhe figura te njohur

  4. E vertete qqe duhen sensibilizuar njerezit per t’u vaksinuar.
    Po skadojne vaksinat se njerezit ngurojne t’i perdorin.

  5. Është e gjitha pjesë e fushatës elektorale, me këtë rast fsheh keqmenaxhimin e pandemisë me propagandë dhe e kthen në favor si në formë përkrahje për zgjedhjet, siç i dolën në krahë “artistët” bashkisë ashtu kërkon ti reklamojë si votues të PS “personalitetet” që karrierën e kanë patur gjatë diktaturës. Edhe pse han debat nëse regjimet totalitare janë gjëndje dhe lejojnë ekzistencën e personaliteteve nëse nuk kryejnë disidencë.

  6. Shfaqja me e neveritshme e mundshme. Nje show te cilin as Genels nuk do mund ta imagjinonte. Por njerezit qe do mbeten gjalle nga kjo pandemi deri me 25 prill duhet te mbajne shenim se po iu dha mundrsia edhe nje here kesaj qenjeje te peshtire, do kete masakra me te medha. Ky eshte i gatshem te hape kampet e perqendrimit dhe te pushkatoje njerez njellok si ati i tij shpirteror. Pas 25 prillit Rama duhet lidhur ne ndonje cmendine kriminale dhe duhet t’i konfiskohet cdo gje qe iu ka vjedhur shqiptareve.

      1. O Agron, o veshgjate se kush fle ne cadra dil nje xhiro nga e shifi hallexhinjte e termetit mos rri ne bodrum tere diten. Keto tregoji Rames leje ti se ca endeRojme ne. He xhan, dhe te befte mire sufllaqja.

  7. Mjaft me ore i shpifur o rrace qeni sepse po na bene mos te hapim as tel , as televizor, madje as frig e lavatriqe se na e shpife o qelbesire e ngordhur.

  8. Kush drejton?

    Zyra në katin e dytë të godinës është nën komandën e Endri Hasës, qëndron gjithmonë e mbyllur dhe komanda për sulme vjen me mesazh nga tre femrat që përdor Basha për mediat dhe imazhin.

    Odeta Male, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Erion Isufit, kunatit të Lulzim Bashës mban nën komandë më shpesh të rinjtë duke dhënë edhe drejtimin se kush duhet sulmuar apo çfarë duhet shkruar. Këtu përfshihet edhe Desada Metaj.

    Kjo e fundit qëndron edhe si koordinatore me grupin e konsulentëve Izraelitë që po përpiqen të ndërtojnë imazhin e liderit për Bashën. E treat është Elona Meço, ish-gazetare që sot drejton zyrën e shtypit.

    Të treja vajzat e duan kaq shumë njëra-tjetrën sa janë gati ta shqyejnë, por i mban bashkë vetëm diçka, milionat që marrin nga Basha dhe kompanitë e kunatit të tij.Ja kush i ben shpellkaret e salihut të sulmojne duke u masturbuar ne korr të zyrat e pd të Byreku,lexojeni kete propogante të ndyre qe ben familja basha me kunatin kurse rama i ben live propoganten,ky eshte ndryshimi o rrace e qelbur shpellkaresh e cecenet

  9. O Muti i Kristaqit ,
    Me kete thirrje qe i ke bere elektoratit opozotar nga 30% votues qe ka PD-cka e ke cuar ne 60 %.
    Hallall ta kesh sot dopjo sufllaqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu