• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona nën shok: Cadiz i merr pikë në minutën e 89

-Instant, Sport, Video



Në javën e 24 të La Liga, Barcelona humbi një mundësi flagrante për të qëndruar në gjurmët e skuadrave të Madridit dhe bëri një barazim 1-1 në shtëpi kundër Cadiz, në një ndeshje të dominuar për 95 minuta. Katalanasit kaluan në epërsi në minutën e 32-të me Messi nga pika e bardhë e penalltisë, më pas mbajtën topin më kot, pa u shtyrë dhe pësuan në fund një barazim befasues. Pikërisht në minutën e 89’ Alex Fernandez transformoi një penallti të akorduar për një faull të Lenglet.

Makthi i Mbappé dukej se ishte harruar, me një kundërshtar në kampionat që nuk dukej i parezistueshëm për Barcelonën. E akoma një hap flas. Kundër Cadiz, ekipi i Koeman padyshim që filloi duke u munduar të marrë avantazhin, përballë një kundërshtari që u mundua të mbyllet sa më mirë të mundej. Në fakt, e bënë, por deri në momentin kur verdheblutë u futën vetë në telashe: presingu katalanas mbajti përpara Jordi Alba, i cili ndërpreu një top në hyrje të zonës dhe Pedri ishte më i shpejti për ta arritur, ndërsa pësoi ndërhyrjen e gabuar të mbrojtësve. Messi mposhti Ledesman nga pika e bardhë dhe i hapi rrugën katalanasve. Vetëm se Cadiz reagoi menjëherë dhe trembi seriozisht ter Stegen, përpara se de Jong dhe Pedrit ti anuloheshin dy gola për pozicion ajshtë loje.

Pjesa e dytë është padyshim më e qetë, me Blaugranat që hipnotizojnë kundërshtarët me zotërimin e zakonshëm monstruoz të topit, duke kërkuar me drojë dyfishimin me disa depërtime të Dembelé, disa lëvizje brilante të Messi dhe një tentativë të Puig. Sidoqoftë Barca nuk tremb dhe 2′ nga fundi Lenglet, në përpjekje të largojë topin goditi Sobrinon, duke shkaktuar penallti. Alex Fernandez zhvendos ter Stegen dhe Barcelona humbi mundësinë për të marrë fitoren e tetë radhazi në kampionat: Atlético Madrid tani është në +8.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *