• |
ide | kryesore

Video/ Partizani mposht Kukësin, por i hap portën në fund: “Ishte vendim unanim”

-Instant, F1, Sport, Video



1-2 ndaj Kukësin dhe -4 në klasifikim nga Vllaznia kryesuese. Partizani mendon larg dhe vazhdon të dominojë kundërshtarët duke rikuperuar pikë të rëndësishme në prespektivën titull. E megjithatë vëmendjen, përvec rezultatit, e mori gjesti feir play, unik në kampionatin tonë, për ti hapur portën Kukësit në minutën e fundit të lojës, që veri lindorët të shënonin, si kompensim ndaj golit të Muratajt një minutë më parë që përfitoi nga dëmtimi i kundërshtarit për të shënuar golin e 2-0: “Nuk e merr vendimin vetëm trajneri, e morëm të gjithë unanim. E morëm në respekt të lojës korrekte, në respekt të “Fair Play”-t, asnjë më shumë” tha modestisht tekniku i Partizanit Ilir Daja pas ndeshjes.

Partizani kishte përballë një kundërshtar që vinte nga fitorja me Tiranën, duke gjetur një lloj ekuilibri në lojë. Kukësi i Josës mbajti mirë fushën në pjesën e parë, tepër e balancuar për të patur një fitues. Por në të dytën Cinari hapi serinë e golave, duke i dhënë një stimul të madh moral të kuqve, që humbën Junior për shkak dëmtimi.

Të kuqtë shënuan golin e dytë në minutën e 89, me Murataj që shënoi pavarësisht dëmtimit të Taipi brenda zonës. Pikërisht prej tij mesfushori mori topin dhe realizoi, por të kuqtë hapën portën për Vesel Limaj, i cili ngushtoi rezultatin në 1-2. E megjithatë ‘dhuratën’ Kukësi nuk mundi të ndryshonte më rezultatin, me të kuqtë që ndjejnë pranë objektivin titull: “Ne kemi ngushtuar diferencën me Vllazninë. Vazhdojmë të jemi aty ku kemi qenë më përpara. Tani duhet të jemi akoma më shumë me këmbë në tokë. Kampionati është i gjatë. Të paktën me 4 ekipe. Kukësi dhe Tirana kanë bërë një hap mbrapa. Duhet të jesh gjithë kohës me motivime maksimale. Na duhet të jemi dhe akoma më të përqendruar” përfundoi Daja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *