• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shqiptarët japin ushqim falas për 500 amerikanë të goditur nga stuhia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pronarët shqiptarë të restorantit “Bella Italia” në Dallas të Teksasit janë bërë të famshëm në të gjithë SHBA-të. Ata kanë shpërndarë ushqim falas për të gjithë ata që kanë rënë pre e gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e stuhive dhe motit të keq.

Siç raporton Fox News, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca nga Kosova, kanë gatuar 500 racione tëu cilat i kanë dhënë falas.

Isufaj i tha “Fox News” se ka vendosur ta bëjë këtë për t’u kthyer nderin klientëve besnikë, pasi që sipas tij ata e kanë mbajtur gjallë biznesin e tyre gjatë pandemisë COVID-19.

“Ne kemi nisur të lidhemi më tepër me komunitetin tonë kur na goditi COVID-i. Ata vërtetë na kanë përkrahur për në një nivel tjetër” – tha ai.

Ata nuk kishin energji elektrike në shtëpi, kështu që shkuan në restorant për të gatuar për vete dhe vendosën të bënin të njëjtën gjë “për gjithë tjerët”. VIDEO është edhe  KETU.



5 Comments

  1. Keta jane kosovare, se shqiptari s’te jep as gur te cash koken. Po na tregojne si me demokracine qe vendosen, dhe me miresine qe shfaqin ne situata kritike, gjithashtu dhe me sukseset ne art, muzike e sport se jane ajka e kombit shqiptar! Ne jemi akoma me Enverin, qeveris akoma biri i nje vrasesi poetesh, nipi i Spiro Kolekes qe ekzekutonte njerez me nje cop leter. VK shume turp po e mbajtem me ate psikopat peshqesh dhe 4 vite..do mbetemi llumi i trojeve shqiptare. Bravo Ari dhe Blinera, si ju qofshin te gjithe njerezit.

    1. EV, në pergjithsi ke te drejte për ne. Por mos te harrojme qe edhe ne si shqiptare te Shqiperise jemi mikpritesa, nje pjese e mire e popullit dua te them. Neve pritem kosovaret gjate luftes ne Jugosllavi, kemi trajtuar me dashamiresi edhe popujt e tjere.

      Le të mos ngaterrojme popullin me qeverite e tyre. Sa per faje ato tonat qendrojne diku tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *