• |
ide | kryesore

“Vllaznia nuk mund të japë më shumë, nuk kam shpjegim për pjesën e parë”: Brdaric tani po fillon të shqetësohet

-Instant, Sport



“Edhe unë jam i befasuar nga pjesa e parë. Nuk e di se çfarë ndodhi. Skënderbeu ishte shumë agresiv. Ne pjesën e dytë ne reaguam, por nuk kam asnjë shpjegim për pjesën e parë”. Një konstatim në të nxehtë i teknikut Thomas Brdaric, që nuk ka fjalë për të treguar performancën e Vllaznisë në pjesën e parë, ku rezultati mund të kishte qenë shumë më i egër se 1-0 me të cilin kuqeblutë shkuan në dhomat e zhveshjes, në ndeshjen kundër Skënderbeut. “Duhet t’i jepnim freski skuadrës pasi ka ngjeshje kalendari. Vendosëm ta ulim Dilaverin në pankinë, për ta çlodhur dhe për të parë të tjerët. Megjithatë një pikë duhet të na kënaqë, pavarësisht se tifozët duan vetëm fitore”.

Javët e fundit gjërat nuk kanë shkuar mirë për Vllazninë që sheh ti afrohen gjithnjë e më shumë kundërshtarët direktë, që nuk humbasin asnjë shans, duke e ngushtuar difernecën që i ndan nga shkodranët në 5 pikë e me Partizanin që mund të mbërrijë në -4: “Duhet të kuptojmë se kundërshtarët tanë japin më shumë se 100%, ndërsa ne nuk kemi mundësi të rritemi më shumë. Ne jemi në maksimumin tonë. Nuk mund të bëjmë më gabime, në pasimet e topit, aty ku përfitoi edhe Skënderbeu sot” vlerësoi gjermani.

Në fund edhe një konstatim mbi arbitrimin dhe pretendimin për dy episode 11 metërshi: “I kërkova arbitrit të ishte më i vëmendshëm. Në dy raste kisha pretendime për penallti, por ai më tha që nuk ishte dhe ne duhet të luajmë më mirë futboll tani”, përfundoi Brdaric.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *