• |
ide | kryesore

Vuçiç për dialogun me Kosovën: Serbia në situatë pothuajse të pashpresë

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke folur për dialogun me Kosovën, është shprehur ditën e sotme se situata për Serbinë është pothuajse e pashpresë.

Megjithatë, ai shtoi se “do të luftojnë për popullin e tyre”.

Presidenti serb në një konferencë për shtyp nga Aeroporti i Beogradit ku kishte dalë të priste 150 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, nuk e ka kursyer ironinë për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndërsa u shpreh se “ai është duke i zgjidhur Serbisë edhe zhvillimet e saj të brendshme.”

“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin e saj dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, tha Vuçiç kur u pyet nëse Serbia ka një përgjigje për presionet e reja nga Prishtina dhe Uashingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për vazhdimin e dialogut.

Sa i përket Kurtit, presidenti serb tha: “Nuk keni përgjigje konkrete, shoh që Albin Kurti po e zgjidh edhe situatën tonë të brendshme e po tregon se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini, ata janë të gjithë të fortë dhe të mençur. Ne do t’i lëmë, ata le ta bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën.”



1 Comment

  1. Ky duket mjeshter per te lujt viktimen, per te ul pritshmerite dhe per te shfrytezuar situatat.Fatkeqesisht edhe kjo ironia dhe tallja e bythes me te dy liderat tane i shkon, duke filluar me liderin global qe caktohet periodikisht sipas Batonit per te zgjidh halle gjigande si ato mes Turqise e SHBA-se, Turqise e Greqise etj., por edhe me kete liderin tjeter qe merr periodikisht mbeshtetjen e interrnacionales socialiste akademike sikur do ndertoje me ne fund boten e re ne cepin me te shkundur te Europes.
    A mund te kemi nje lider lokal edhe ne qe sjell 150 mije vaksina dhe qe gjen gjithmone dicka me te mire per te bere sesa te mesoje shtetet e tjera si te sillen? Gjithe delirantet ne keto pak mije km2 jane mbledhur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *