• |
ide | kryesore

Zbulohet shënjestra e të shtënave me armë në Shkodër, nis kontrolli në hyrje-dalje të qytetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës jep detaje nga ngjarja që ndodhi disa minuta më parë, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në drejtim të një makine.

Policia njofton se është qëlluar drejt një makine të drejtuar nga 30-vjeçari T. P., i cili nuk ka marrë asnjë lëndim.

“Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar.

 

 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Policisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *