• |
ide | kryesore

Rama e akuzon për takime të fshehta/ Meta: Fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Përplasje Rama-Meta. Kryeministri akuzoi presidentin se kryen takime të fshehta në Vlorë. Ilir Meta iu përgjigj sot nga Vlora akuzave të Edi Ramës duke i konsideruar si pjesë të një fushate shpifjeje dhe dezinformimi.


Presidenti sqaroi se ka zhvilluar takime me banorët në Selenicë, duke treguar para mediave fotot e takimit dhe duke u kërkuar gazetarëve që të bëjnë verifikime.


“Nuk mund ta vazhdoj këtë konferencë shtypi pa falënderuar nga zemra gazetën Tema dhe në mënyrë të veçantë kryeministrin që më dhanë mundësi për të parë se Vlora është e mrekullueshme, por edhe në fillim të javës gjatë së hënës për arsye të gënjeshtrave të tyre të pacipa, aspak profesionale, tepër fyese për ju si gazetarë për median e lirë, për qytetarët që duhet të informohen dhe jo dezinformohen dhe për banorët e qarkut të Vlorës.

Pas shpifjes se presidenti vjen vetëm natën në Vlorë, thashë të vij njëherë ditës. Gënjeshtra që është shndërruar në sistem në vendin tonë duhet ta marri përgjigjen ballore. Këtu keni një shkrim të gazetës Tema, që pretendon sikur Meta ka qenë në Vlorë për tu takuar fshehurazi me pensionista veteranë për tu kërkuar vota për LSI-në. Këtu keni të njëjtën foto të presidentit në takime në Selenicë, ju si gazetarë profesionistë dhe të pakapur do ua lë fotot dhe verifikoheni nëse këta janë apo jo banorë të Selenicës, që kërkuan takim me presidentin”, tha Meta.

“Pasi u njoha me një shkrim kaq flagrant mashtrues bëra një reagim zyrtarë, të raportimit skandaloz, jashtë çdo etike profesionale. Nuk jam i habitur ndaj botuesit të lajmit, por më habiti deklarata e kryeministrit që presidenti ka ikur nga trutë. Do ua lë ju këto foto të shkoni ti verifikoni për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë për të përjetësuar një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri. Dua ti them se sa herë të më përmendi nga Vlora, përgjigjen do ta bëj në Vlorë”, shtoi Presidenti.

3 Comments

  1. Kane dale oligarket bashk me nja dy ndertues duke blere dokumentat nga kompani te huaja per tunelin thotë:

    Ketu jane te gjith llumi i llumit. Ktu eshte kulmi i kulmit.
    Bej vilat dhe halet e oligarkeve me paret e takspagusve dhe je ne rregull.
    Kompania GJIKURIA qe ka shkaterruar bregdetin e jugut , mbledh dokumenta neper bote me oligarket per te bere tunelin e LLOGARASE dhe si perhere tuneli u shemb

  2. YMER GELBAZA KELLIRA NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL DHE BYTHLEPERES I SALI BERISHES DHE EDI RAMES thotë:

    JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES SE SI KRISTAQI E KISHTE VEGLEN ME TE FORT SE EDI RAMA DHE TANI LEH SI ZAGAR PER EDI RAMEN

  3. Edhe pse Ilir Meta thotë se nuk takohet skutave, faktet tregojnë të kundërtën.

    Gazeta TemA ka siguruar një tjetër video të tij, në Vlorë.

    Ai ka zhvilluar një vizitë misterioze në një banesë private.

    Meta në këtë takim, ka qenë vetëm dhe nuk shoqërohej nga asnjë bashkëpunëtor apo shoqërues.

    Me shumë mundësi kjo vizitë ka qenë ekstremisht private, pasi rrugica ka qenë bosh dhe nuk kanë qenë as makinat shoqëruese të eskortës së presidentit, me përjashtim të asaj që e transportoi në shtëpinë misterioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu