• |
ide | kryesore

Bashkim Kosovë-Shqipëri? Kosnett zbulon qëndrimin e SHBA për deklaratat e Kurtit dhe Haradinajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i SHBA’-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka komentuar në emisionin Pressing në T7 deklaratat e Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt për bashkim kombëtar me Shqipërinë. Gjatë fushatës, Kurti dhe Haradinaj kanë përmendur bashkimin e Kosovës me Shqipëri, Kurti tha se në rast të referendumit, ai do të votonte ‘Po’. Gjatë fushatës zgjedhore edhe Haradinaj e ka përmendur idenë e bashkimit me Shqipërinë. Ndërkohë Kosnett ka thënë se ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo edhe për krijimin e Serbisë së Madhe.

“Çka kam menduar me këtë? Së pari, qëndroj prapa asaj që kam thënë. Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe dhe Serbia e Madhe. Njerëzit kanë pyetur, cilët ushtarë amerikanë kanë vdekur? Kur flas për ta, atëherë flas për dy pilotë amerikanë të helikopterit, që kanë vdekur në vitin 1999 gjatë operacioneve këtu. Ata kanë vdekur kur helikopteri i tyre është rrëzuar në Shqipëri. Kevin Riker dhe David Gibbs. Kjo nuk është fshehtësi.

Në Prizren është ngritur memorial në nderim të tyre, por gjithashtu e kam thënë dhe mendoj se kjo është me rëndësi që Kushtetuta e Kosovës bën thirrje që Kosova të jetë vend shumetnik e jo vend i vetëm një etnie. Të njëjtën gjë ua përmendim edhe njerëzve në vendet e tjera në rajon. Shtetet e Bashkuara e marrin një pjesë të madhe të fuqisë së tyre nga fakti që jemi vend me larmi fetare dhe shumetnik. Nga kjo nuk e marrim vetëm larminë kulturore; marrim edhe larminë e ideve dhe mendoj se do të ishte e vështirë për çfarëdo qeverie amerikane se përgjigja për paqe në Ballkan qëndron në ndarjen e të gjithëve sipas etnisë dhe ndërtimit të mureve. Duhet të ndërtojmë ura e jo mure”, tha ai.

Ndërkohë bashkimi kombëtar është përmendur si alternativë pasi qytetarët e saj jetojnë të izoluar dhe nuk iu mundësohet udhëtimi pa viza në shtetet e BE-së. Kosnett thotë se nuk e sheh të ardhmen e Kosovës në izolim.



6 Comments

  1. Nje bravo te madhe te gjithe idioteve dhe qorrave qe s’kane sy te shohin progresin e ideve dhe jo te ideologjive. Shikoni boshtin Franko-Gjerman more idiote, ju mendoni se ato urreheshin me pak se Shqiptaro – Sllavet? JO, ka ardhur koha per mirqenie dhe pune e jo per delire te madheshtise!!! RRofte Europa e bashkuar, rrofte SHBA-te

    1. Megjithe mend mendon se Franca me Gjermanine jane bere dashnore te zjarrte? Nuk te shkon ne mend se te dyja palet thjeshte shohin interesin kombetar ne kuader te BE-se?
      Me kete lloj patetizmi me kujton ithtaret e marksizem-Leninizmit.

  2. Rrofsh o UNS qe na hap syte e na tregon rrugen e drejte. Fatkeqesisht krahasimi me Gjermanine e Francen nuk qendron. Ajo qe qendon eshte balanca e cila eshte ne favor te Serbise. Shtetet e vogla nuk mund te qendrojne pa qene ne varesi te plote nga ustai. Sa per Europen e bashkuar, lum kush te rroje ta shohe zonje.

  3. Pra eshte shume e qarte se nese do te kete nje ‘bashkim’ midis nesh , do te jete kur kufinjte te mos egzistojne , ose si pjese e EU ose si pjese e Minishengenit.
    Nese kufijte nuk do te egzisotjne atehere organizimin politiko-shoqeror ti e ke ne dore vete. Ne fillim mund te fillohet ne fushen e sportiet ( me liga te perbashketa ) , pastaj me nje unifikim gradual te universiteteve si ‘binjakezim’ i tyre, te cilat kane nje fare autonomie te veten, deri ne krijimin e nje ‘organizmi’ ( ministrie) te perbashket, e keshtu me rradhe deri ne krijimin e nje mini konferderate e cila do ti hape rrugen nje federate .
    Pra une e shoh si nje proces te gjate , te lodhshem , por qe do te ndodhe me pa tjeter.
    Jemi te vegjel , te varfer , dhe e vetmja rruge tja arrime kesaj eshte ‘ me te urte dhe me te bute’ .

  4. Në radhë të parë nuk bëhet fjalë për Shqipëri të madhe por Shqipëri etnike.Së dyti duhet bërë e qartë kjo aspiratë të gjithë ndërkombëtarve.Së treti z ambasador vërtet janë vrarë ushtarë amrikanë por sa shqiptarë janë vrarë për liri në Kosovë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë natyrale.Dhe ata pak ushtarë amerikanë që janë vrarë e dinin se po ndihmonin një popull për liri.Së fundi e kuptoj sikletin tuaj dhe që për ju është ndoshta e shpejtë por të aspirosh është e drejta e një populli të masakruar dhe nga gabimet historike të Europës dhe pak të Amerikës.Të drejtën për vetvendosje dhe bashkim smund tja kundërshtosh një populli.Për sa i përket bashkimit me Europën më duket akoma hallvë e ftohtë.

  5. Ky eshte nje mercenar i globalizmit. Si qenka me i forte nje vend ku popullsia e tij eshte arna arna me lloj lloj etnish e racash? Ne nje vend te tille secila race apo etni perpiqet te siguroje sa me shume favore per veten. Uniteti nuk ekziston, ka vetem urrejtje mes racave e etnive te ndryshme. Nje komb nuk perbehet nga gjithe etnite dhe racat e botes, nje perandori po.
    Eshte e vertete qe kjo i ben me te forte, jo popullin, por ata qe kerkojne te kthejne ne skllever njerezit duke shfrytezuar percarjen mes tyre. Kjo nuk eshte dicka e re. Te gjithe perandorite sundojne me moton perca e sundo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *