• |
ide | kryesore

COVID-19/ Kreu i OBSH-së për Europën: Pandemia do të zgjasë deri në fillim të vitit 2022

-Instant, Lajme, Planet



Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge tha se pandemia e COVID-19 do të përfundojë në fillim të vitit 2022. Ditën e djeshme, ai theksoi për televizionin shtetëror danez DR se gjatë vitit 2021 COVID-19 do të vazhdojë por do të jetë më i menaxhueshëm se sa në vitin 2020, duke shtuar se më e keqja ka mbaruar. Sipas tij tani ka më shumë informacion lidhur me virusin.  Kluge është shprehur se variantet e reja të COVID-19 janë normale megjithëse shpejtësia e përhapjes së tyre është shqetësuese.

Kreu i OBSH-së për Europën tha se OBSH-ja është duke monitoruar nga afër efektivitetin e vaksinave të zhvilluara anti-COVID, pasi për shkak të mutacioneve të virusit ndoshta do të jetë e nevojshme të ndryshojnë për të luftuar edhe variantet e reja. Numri aktual i infektimeve ka shkuar 111.991.957, ndërkohë që ai i viktimave është 2,478,837 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *