• |
ide | kryesore

Diplomacia e vaksinës/ Rusia dhe Kina “pushtojnë” Ballkanin me Sputnik V dhe SinoPharm

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Shqipëria zë një vend të veçantë në hartën e Europës si pak të tjera që kanë pasur një dështim flagrant me vaksinimin kundër Covid-19. Sipas hartës së ourëorldindata.org, Shqipëria qëndron përkrah Mianmarit, Libanit dhe me Algjerisë, në bazë të të dhënave. Rezulton të ketë vaksinuar në një raport prej 0.1 deri në 0.3 njësi për 100 banorë.


Kur ka mbetur edhe një jave nga përfundimi i muajit Shkurt, personat e vaksinuar në vendin tonë janë rreth 5 mijë, ndërsa shqiptarët presin ende dozat e premtuara nga Covax dhe Pfizer. Flitet edhe për një marrëveshje me Astra Zeneca, por nga kjo temë s’ka gjë tjetër veç fjalë. Por çfarë po ndodh me furnizimin e vaksinave në vendet e tjera të rajonit?


Duke qenë së Bashkimi Europian u shfaq dorështrënguar dhe mekanizmi Covax është bllokuar, Kina dhe Rusia kanë shfrytëzuar momentin për mbushur vakumin duke dhuruar qindra mijëra doza.

Serbia është quajtur ndryshe edhe si “maja e shtizës” së diplomacisë ruse dhe kineze në Ballkan. Duke thyer të gjitha pritshmëritë me planin e vaksinimit, Serbia rezulton të jetë një ndër vendet pararojë në Europë për furnizimin me vaksina, pasi ishte e para që mirëpriti prodhimet ruse dhe kineze. Sot (21 shkurt) në Serbi mbërritën 150 mijë doza të tjera nga AstraZeneca, ndërsa më herët ajo mori 1.5 milion doza të vaksinës Sinopharm nga Kina, 90 mijë doza të Sputnik V nga Rusia dhe 40 mijë e 950 doza nga Pfizer Biontech. Në fillim të kësaj jave në Serbi rezultuan të vaksinuar rreth 850 mijë persona nga 7 milion banorë që numëron Serbia.

Pas disa javësh pritje nga Covax dhe Pfizer, Maqedonia e Veriut pranoi dhuratën e parë prej 4 mijë dozash të Pfizer Biontech nga Serbia dhe është në pritje të 8 mijë dozave të tjera. Por qeveria e Zaev i dha fund bllokimit të vaksinave nga lindja dhe porositi edhe 100 mijë doza të Sputnik V nga Rusia, të cilat i shtohen porosisë prej 200 mijë dozash nga Sinopharm nga Kina. Porositë e tjera janë nga Covax dhe nga Astra Zeneca.

“Edhe njëherë e theksoj se si vend anëtare në NATO, vaksinimi paraqet të drejtë sovrane të secilit vend dhe absolutisht nuk ka asgjë gjeostrategjike dhe gjeopolitike pasi bëhet fjalë për shëndetësi, për shëndetin e qytetarëve dhe absolutisht nuk kemi asnjë rezervë.. ” tha Zaev, ndërsa bëri publik vendimin për të blerë vaksina nga Rusia.

Mali i Zi ka marrë 2 mijë dozat e para Sputnik V të vaksinës ruse, si dhuratë nga Serbia, e cila ka planifikuar t’i japë 4 mijë doza gjithsej. Më herët gjatë muajit shkurt, Ministri i Jashtëm, Raduloviç tha se Mali i Zi nuk ka marrë as edhe një dozë të vaksinave kundër Covid, megjithë kërkesat që iu drejtua zyrtarëve të BE-së. Edhe Mali i Zi ka porositur edhe 100 mijë doza të Sputnik V nga Rusia, përveç porosisë në mekanizmin Covax.

Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu po i beson vaksinës ruse Sputnik V për imunitetin nga Covid. Për shkak të ndarjes që ka si shtet disa qindra mjekë me kombësi serbe udhëtuan drejt Serbisë për t’u vaksinuar në disa qytete pranë kufirit. Porosia është për 200 mijë doza muajin tjetër nga Rusia, përveç mekanizmit Covax.

Kroacia, megjithëse është një shtet anëtar i Bashkimit Europian është në bisedime me Moskën për të marrë furnizime nga Rusia. Zyrtarët kroatë thanë se nuk do të presin aprovimin e EMA-s për të blerë Sputnik V dhe mund të veprojnë njësoj si Hungaria.

Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet shtete të Ballkanit Perëndimor që kanë refuzuar ofertën e Rusisë për të marrë Sputnik V, ndërkohë që nuk kanë asnjë komunikim me Kinën për këtë temë. Të dy shtetet shqiptare janë në pritje të Covax dhe të prodhimit të Pfizer. Shqipëria ka marrë rreth 10 mijë dozat e para, ndërkohë që mbetet në pritje për të tjerat.

Lënia e Ballkanit Perëndimor në mëshirën e virusit dhe joshja e prodhimeve ruse dhe kineze është reflektuar gjerësisht në mediat e huaja që vënë në dukje tendencën vakumin që ka lënë Bashkimi Europian në rajon.

“Ndërsa Bashkimi Europian ka premtuar se do ta ndihmojë rajonin të marrë vaksinat kundër Covid-19, ende nuk ka shenja se si do të kryhet ky proces. Parë nga këndvështrimi strategjik dhe i sigurisë, rajoni është shumë i rëndësishëm për BE-në. Gjeografikisht është i gjithi i rrethuar nga shtete anëtare, por mbetet sërish vulnerabël. Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë zyrtarisht shtete kandidate, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova shihen si kandidatë të ardhshëm” shkruan CNN.

“Për Kinën, gjetja e vaksinave për Serbinë shërben si një fitore e rëndësishme gjeopolitike, pasi kjo (Serbia) përballet me një frymë kundërshtuese që vjen nga Perëndimi, që është shpesh skeptik dhe joaprovues. Beogradi në anën tjetër shndërrohet në një trampolinë e rëndësishme për Kinën e cila ka një vend në anën e saj në Europë, pasi Bejxhing po kërkon gjithnjë e më shumë influencë në rajon” shkruan Radio Europa e Lirë.

“Serbia është para 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke vaksinuar gati dyfishin ritmeve të popullsisë së Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe 4 herë më shpejt se Hollanda. Kryeministrja e Serbisë nuk e pranon se ka vend për gjeopolitikë kur flitet për koronavirusin, por dihet që marrëdhëniet e ngrohta me Bejxhingun dhe Moskën kanë ndihmuar për të marrë furnizime me vaksinën që vende të BE-së nuk i kanë” shkruan BBC.©Lapsi.al

 

10 Comments

  1. Enver Hoxha kishte nje parudhe: Hame bar dhe s’ja shtrime doren armikut. Ekstremitetet te ketij lloj ne politike, kane vetem pasoja per popullin.

  2. Per nje gje besoj duhet te jemi dakord – Rama po i reziston vaksinave te pamiratuara nga BE, pra kinezeve dhe ruseve, ndersa disa vende te tjera balkanike, jo. NDERKOHE, NESE TE GJITHA KETO VENDE BALLKANIKE NUK DO TE KISHIN PRANUAR ASISTIMIN ME VAKSINA RUSE A KINEZE, I PARI QE DO TA BENTE DO TE ISHTE PIKERISHT RAMA.

    ESHTE E VETMJA NEVOJE PEE TE CILEN NARCIZISTI EKZISTON!

    Ne keto momente, mund ta marre e gjithe evropa vaksinem ruse, por Udheheqesi ‘shpirtmadh dhe shpirtzi’ jo!

  3. Me shendetin e popullit nuk behet politike.Duhet te ishin siguruar vaksinat me cdo kusht edhe nga Rusia , Kina e nga cdo vend tjeter ku prodhohen .Shendeti i shqipetareve ne radhe te pare ne keto raste nuk pyesim se cfar ben Europa kush e kush per vehte e zoti per te gjithe e jo te behemi lipsan te felliqur .MOS i beni parat e shqipetareve rrush e kumbulla po hidhuni te blini vaksinat nga cdo vend mundeshem e jo beni propagante te nevetiteshme per nje gtusht vaksinash

  4. Namyti Kristaq Llumi, c’fare semundje trashegon?
    Oligofren – prapambetje e zhvillimit medor.
    Kjo kategori psiqike rezulton kryesisht tek persona te rritur dhe edukuar ne ambjente pa intelekt. Shikoheni si reagon! Me nje fjalor te kufizuar pa rregulla sintakse dhe morfologjie, duke perseritur te njejtat fjale me shprehje pa permbajte dhe qe vazhdimisht kundershton vetveten.

  5. Namyti Kristaq Llumi, c’fare semundje trashegon?
    Oligofren – prapambetje e zhvillimit mendor.
    Kjo kategori psiqike rezulton kryesisht tek persona te rritur dhe edukuar ne ambjente pa intelekt. Shikoheni si reagon! Me nje fjalor te kufizuar pa rregulla sintakse dhe morfologjie, duke perseritur te njejtat fjale me shprehje pa permbajte dhe qe vazhdimisht kundershton vetveten.

  6. Sali Berisha është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtetit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Sali Berishën si agjent në vitin 1967.

    Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Sali Berisha është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar”, ka thënë Braho.

    Por çfarë thuhet në dokumentin e Ali Anadollit? Aty tregohet me detaje se si Berisha u fut në Partinë Komuniste, duke shkuar më parë te Sigurimi i Shtetit.

  7. BE po korr ate qe mbolli. Burokracia e Brukselit dhe ndjenja e superioritetit i çoi ne nje deshtim spektakolar . Ndersa Izraeli nuk pyeti per çmimin e vaksines dhe pagoi 28 dollare per cope ,burokratet e BE mburreshin se e thyen Pfizer dhe i moren vaksinat me 12 euro copen. Kur ti marrin aman. Britania levizi shpejt dhe beri disa kontrata me çmime te ” larta” por nuk ka çmim.me te larte se mbyllja e ekonomise. Pfizer nga ana tjeter me kontratat qe mundi te beje ,u tha Brukselianeve ngrohuni ne diell dhe beni durim dhe nderkohe ka hapur nje treg paralel. Zyrtarisht furnizon vetem shtete por me heret kishte bere kontrata me kompani ortake ose bija per sasi dozash qe tani keto kompani ja shesin ofruesit me te mire. Tani ky bosi yne qe eshte tre hapa para mendoi se u be deti kos dhe tha do ti mi japin qyl. Meqe jam i zoti si lypes ,ca europa ca Pfizeri, do dal si shpetimtar ne katundin tim. Pa pike turpi del e thote se e ka paguar kaparin 500 mije euro. Ata te Pfizerit qe e kane buxhetin sa Britania e Madhe do kene shtangur nga habia ,nga na erdhi ky fat. Ah pika ne bythe

  8. Edhe pse Ilir Meta thotë se nuk takohet skutave, faktet tregojnë të kundërtën.

    Gazeta TemA ka siguruar një tjetër video të tij, në Vlorë.

    Ai ka zhvilluar një vizitë misterioze në një banesë private.

    Meta në këtë takim, ka qenë vetëm dhe nuk shoqërohej nga asnjë bashkëpunëtor apo shoqërues.

    Me shumë mundësi kjo vizitë ka qenë ekstremisht private, pasi rrugica ka qenë bosh dhe nuk kanë qenë as makinat shoqëruese të eskortës së presidentit, me përjashtim të asaj që e transportoi në shtëpinë misterioze.

  9. ne bar hame edhe me socialimperialistet sovjetike nuk bashkohemi
    ne hame mut amerikan edhe vdesim si minj per idete e sorrosit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu