• |
ide | kryesore

Erdogan thyen masa anti-Covid, merr pjesë në varrimin e teologut (FOTO)

-Instant, Lajme, Planet



Qindra persona duke përfshirë edhe presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore në Stamboll, në kundërshti të plotë me masat antiCovid. Mediat e huaja raportojnë se ndonëse  të pajisur të gjithë me maska, pjesëmarrësit në varrimin e teologut Muhammed Emin Sarac, ishin shumë pranë njëri me tjetrin, duke shkelur një nga rregullat kryesore të pandemisë, atë të distancimit social.

Muhammed Emin Sarac ndërroi jetë ditën e premte në banesën e tij, pasi prej disa ditësh ishte prekur nga koronavirusi. Teologu i njohur ishte një nga predikuesit e Xhamisë Fatih në Stamboll, atje ku u mbajt dhe funerali i tij. Saraç ishte shok i ngushtë me Erdoganin dhe presidenti e çmonte shumë atë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *