• |
ide | kryesore

“Inter mund të humbsë derbin në tavolinë”: gafa e ish-arbitrit Pieri bëhet virale

-Instant, F1, Sport



Në fillim gafa e pastaj ndjesa. Ish-arbitri Tiziano Pieri, gjatë transmetimit “La Giostra del Gol” në Rai Italia pas ndeshjes Milan-Inter, hipotezoi humbjen në tavolinë të skuadrës së Antonio Conte, që në fushë u imponua 3-0.

Sipas Pierit, i gjithë faji është i një gabimi tek zëvendësimet: “Me shumë mundësi Interi bëri një gabim, ata përdorën një ndalesë më tepër për zëvendësimet. Nuk dua të gaboj. Në të 78 hyri Darmian bashkua me Gagliardinin. Ndalesa e parë. Në të 79 hyri Sanchez, ndalesa e dytë, pastaj u aktivizua Young në ndalesën e tretë. Zëvendësimi i pestë, Vidal, u bë në ndalesën e katërt, që nuk lejohet. Kështu që zikaltrit mund ta humbasin ndeshjen në tavolinë”. Disa minuta më vonë, sidoqoftë, Pieri e korrigjoi veten si në transmetim ashtu edhe në rrjetet sociale. “Këtë pasdite gjatë transmetimit “La Giostra del Gol “lexova një raport ndeshje që raportonte minutat e zëvendësimeve të Interit – shkroi ai në Tëitter – Raporti i ndeshjes ishte i gabuar dhe unë e specifikova atë disa minuta më vonë gjatë të njëjtit transmetim Më falni për gabimin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *