• |
ide | kryesore

Inzaghi sfidon Bayern: “E vështirë, por ne dimë si t’i përgatisim këto sfida”

-Instant, Sport



Ajo që i pret përpara sigurisht nuk është një sfidë e lehtë, por Lazio e Simone Inzaghi – e cila pret kampionët e botës të Bayern Munchen në ndeshjen e parë të raundit të 1-8-ave të Ligës së Kampionëve – dëshiron të vazhdojë të mahnisë pasi faza e grupeve është kapërcyer pavarësisht emergjencës së madhe: ” Ne duam të ofrojmë një ndeshje që na lejon të mbajmë kualifikimin deri në fund. Duket e pamundur, por skuadra ime është e pjekur dhe ne tashmë kemi luajtur edhe ndeshje të tjera si jofavoritë.”

Sfida kundër bavarezëve vjen pas një rikthimi të rëndësishëm në kampionat, deri në fitoren e ngushtë kundër Sampdorias: “Prej kohësh e dinim se duhej të përballeshim me Bayern Mynih, por deri të dielën koka ishte e përqendruar në kampionat. Tani do të kemi për tu përballuar me këtë sfidë pa u stresuar dhe me përulësi – vazhdoi Simone Inzaghi, i cila më pas specifikoi me krenari -. Në rrugën tonë ne kemi luajtur shumë finale, e dimë se si përgatiten dhe si luhen ndeshjet e këtij lloji”.

Raundi i parë në Olimpico është ai në të cilin Lazio duhet të përpiqet t’i vërë bavarezët në vështirësi, në kohën kur ekipi i Flick kthehet nga një pikë në dy ndeshje në Bundesliga, por edhe nga fitimi i Botërorit për Klube: “Duam të luajmë një ndeshje që të na lejojë të qendrojmë të kapur pas kualifikimit deri në fund. Luajtëm çerekfinalet e Europa League dhe shumë finale, e dimë se si luhen këto ndeshje mbi 180 minuta edhe pse Bayern është pothuajse i paluajtshëm”. Protagonistët absolutë janë Immobile dhe Lewandowski: “Janë dy nga sulmuesit më të fortë në botë. Do të jetë një duel i shkëlqyer”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *