• |
ide | kryesore

“Isha gjatë në karrige me rrota, donin të më prisnin këmbën”: mbrojtësi i Real Madrid zbulon historinë e patreguar

-Instant, Sport



Afrohet sfida e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Atalantas, por ajo që mbrojtësi i krahut i Blancos, Ferland Mendy, ka thënë për kanalet e UEFA-s disa orë para ndeshjes së rëndësishme, ka bërë zhurmë e habi: “Kam kaluar shtatë vjet tek PSG, por para se të hyja në akademi u dëmtova dhe u detyrova të operoja ijën. Qendrova në spital për dy ose tre muaj për këtë arsye, me mjekun që mendonte se për mua karriera ime në futboll kishte mbaruar. Gjithashtu flitej për një amputim të këmbës dhe kam kaluar shumë kohë në një karrige me rrota. Më është dashur të mësoj të eci përsëri, por kurrë nuk kam hequr dorë nga ëndrra për t’u kthyer në lojë “.

Duke prekur më pas temën e ndeshjes, ai vlerësoi kundërshtarin: “Ne e dimë që Atalanta është një ekip që luan mirë dhe shënon shumë, pres një ndeshje të bukur edhe pse të vështirë dhe për të fituar do të duhet të luajmë në maksimumin tonë. Nuk kanë arritur në raundin e 1/8 të Champions League rastësisht. Zidane? Të jesh i trajnuar nga një legjendë si ai është një nder, ai transmeton karizëm dhe më jep shumë këshilla”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *