• |
ide | kryesore

Kërkesa e opozitës për shtyrjen e afatit të kartave të identitetit për zgjedhjet, si përgjigjet Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama e ka pritur pozitivisht kërkesën e opozitës së bashkuar për shtyrjen e afatit për kartat e identitetit që kanë skaduar, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një komunikim për mediat, Rama theksoi se pavarësisht faktit se nuk e ka dëgjuar si propozim, bën sens si kërkesë.

Nuk e kam dëgjuar këtë si propozim. Zgjedhjet janë të përbashkëta. Rregullat e lojës janë aprovuar bashkarish. Çdo propozim i arsyeshëm që bën secila parti, dhe që është në interes të procesit zgjedhor, është i mirëseardhur. Bën sens dhe do të trajtohet me të gjithë seriozitetin e duhur në mënyrë që të gjitha palët në këtë proces të ndihen të barabarta në rregullat e lojës.”, -tha Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *