• |
ide | kryesore

Lehtësimi i izolimit në Britani, shkollat rihapen më 8 mars

-Instant, Lajme, Planet



Mbretëria e Bashkuar do të lehtësojë masat izoluese të vendosura për të luftuar përhapjen e Covid-19. Duke nisur nga 8 marsi, nxënësit do të rikthehen në shkolla ndërsa në fund të marsit të paktën 6 persona ose dy familje do të mund të takohen në ambient të hapur. Konfirmimi erdhi nga ministri britanik Nadhim Zahawi, i cili theksoi se izolimi i ashpër dhe fushta e imunizimit po japin rezultat.

“Momentalisht kemi akoma rreth 18 mijë persona në spitale dhe ajo shifër ka ardhur gjithnjë e në zbritje, gjë e cila përbën lajm të mirë pasi dukshëm izolimi ka qenë i ashpër por edhe efikas. Por edhe programi i vaksinimit qartësisht ka pasur ndikim.”

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të prezantojë shumë shpejt dhe rrugën drejt daljes nga izolimi, në përpjekje për të rihapur gradualisht ekonominë e shkatërruar nga pandemia koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *