• |
ide | kryesore

Lirohet nga qelia shefi i Logjistikës së burgut 313 i arrestuar për korrupsion

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga qelia shefin e Logjistikës së burgut 313, Florin Ahmetaj, i arrestuar disa muaj më parë për korrupsion.

Më herët e njëjta gjykatë liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut Edurat Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.

Personat e lartpërmendur akuzohen nga Prokuroria e Posaçme u vunë në pranga pasi akuzohen për korrupsion.

Sipas SPAK-ut, drejtori dhe vartësi i tij i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për ti dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan. Disa javë më parë SPAK, përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë. Ndërkohë që tre të pandehurit, do të gjykohen në gjendje të lirë.



4 Comments

  1. Se mos është i pari!!!Këta sdënojnë një peshk të vogël e ti afrohet ndonjë të madhi.Kanë se i madhi i ha ata ngaqë janë të vegjël vetë!!!

    1. O Gimi.. o trim me flete.
      Pse kercen si plesht ? Apo lexove vetem titullin. Ata nuk jane PAFAJSUAR , pro thjesht po gjykohen ne gjendje te lire sepse gjykata e pa te arsyeshme se nuk ka rrezik qe ata te lene vendin .

      ”’ tre të pandehurit, do të gjykohen në gjendje të lirë.””

  2. Kur gjykohesh ne gjendje te lire duhet te paguash nje shume parashe(cauzione) per te siguruar mos largimin. Ketu gjobitesh per masken dhe jo per daljen nga burgu per gjykim ne liri. Cudi!!!!

    1. Nga e nxorre kete budallallik o Gramoz ? Pse more ne Amerike jemi ne ketu ? Ke degjuar ndonjehere qe ata qe lihen ne gjykim te lire te paguajne ‘para peng ‘ se mos largohen ?

      Mos jeton ne itali ti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *