• |
ide | kryesore

Lubonja merr në mbrojtje Metën: Presidenti reagon ndaj një kryeministri që është ekstrem në keqpërdorimin e pushteteve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për përplasjen mes kryeministrit e presidentit, deklaroi se shikon Ramën si rrezikun më të madh të demokracisë në Shqipëri. Ai theksoi se jetojmë në një vend, që në çdo parametër nuk është normal.

“Të dy, Rama e Meta shfrytëzojnë postet në fushatë elektorale. Jemi në një vend anormal, për mendimin tim, ku derisa votat shiten e blihen nuk mund të presësh që të ketë respekt për disa norma normale të votimeve. Edhe në Kosovë kishte kulturë votimi. Këtu është kush t’ja hedh njëri-tjetrit dhe kush është më i fortë e ka më shumë para. Edhe presidenti ka dalë nga roli i tij normal.

Presidenti reagon ndaj një kryeministri që është ekstrem në keqpërdorimin e pushteteve. Në mendimin tim, Rama është njeriu më i rrezikshëm që ka Shqipëria sot, kjo bën që të mbyllësh syrin ndaj presidentit. Unë kam thënë më mirë tre banda sesa një, sepse krijojnë balancën. Unë mendoj që kjo drejtësi është më e kapur se ajo përpara. ne jemi popull i rrahur shumë dhe të nënshtruar. Ky populli rrahur kështu mund të shkojë në shpërthim, që ndoshta çon edhe në shkatërrim. Këta e kanë çuar situatën shumë larg gjendjen, shumë keq”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja komentoi edhe faktin sesi e shikon fushatën e secilës parti politike.

“Edi Rama, partia në pushtet si fjalë kyçe ka se ne jemi më të mirët, e këta të tjerët janë të dobët, duke nënshtruar opozitën. PD e shikoj që i mëshon një programi ekonomik, që të them të drejtën nuk më krijon besim shumë të madh, se premtime janë më shumë. PD nuk reagoi për personalitet, ka dyshime këtu. LSI ka më shumë nerv. Ndarja e opozitës më duket problem. Partitë e reja nuk i shikoj aktive fare. Duhet të merremi me pandeminë më shumë sesa për fushatë elektorale”, u shpreh Lubonja.

Në lidhje me vaksinimin e personaliteteve, Lubonja nënvizoi se Rama me këtë lëvizje, shkon deri në shkelje të Kushtetutës, kurse shtoi se cenon po ashtu edhe barazinë njerëzore.

“Polemika për çështjen ia vlente, ishte reagim ndaj një akti që flet shumë, për realitetin tonë, për shoqërinë që kemi ndërtuar, ishte edhe një lloj shkelje e Kushtetutës mund të themi, edhe e barazisë së njeriut përpara disa gjërave themelore që shteti duhet t’ja garantoj, një gjë që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që kriteret të përcaktohen paraprakisht.

Në botë, arsimtarët dhe mjekët janë vaksinuar të parët, pa thënë nëse janë të shquar apo jo, është edhe kriteri nëse janë njerëz që janë më në rrezik, shtresat më në nevojë dhe pastaj të tjerët me radhë, sipas moshës. E lexoj si propagandë të Ramës, vaksinon personalitetet, bën bujë me ata pak vaksina që ka siguruar. Rama në vitin 1991 tallet me artistët dhe shkrimtarët e shquar të viteve 91, kurse tani i dekoron. Jam kundër dallimeve të tilla, dallimet janë ata që thashë. Nuk reagoi as opozita për këtë çështje, ka mundësi që kalkulon votat. Edhe këta të japin idenë që jam me VIP-at. Është një mjerim”, përmbylli Lubonja.



9 Comments

  1. O Fatos,
    me keqardhje je bere i pa besueshem deri ne peshtiresi.
    Si ka mundesi qe mer ne mbrojtje Meten shperdoruesin e dyte me te madh te pushtetit mbas Berishes ne gjithe historine e Shqiperise per te bere fushate kunder Rames vetem per motiv inati apo hakmarrje personale.
    Instiktet malinje te cuan perfundimisht tek origjia jote e nje njeriu te vogel dhe i mjere

  2. O Fatos,
    me keqardhje je bere i pa besueshem deri ne peshtiresi.
    Si ka mundesi qe mer ne mbrojtje Meten shperdoruesin e dyte me te madh te pushtetit mbas Berishes ne gjithe historine e Shqiperise per te bere fushate kunder Rames vetem per motiv inati apo hakmarrje personale.
    Instiktet malinje te cuan perfundimisht tek origjia jote e nje njeriu te vogel dhe i mjere.

  3. Edhe pse Ilir Meta thotë se nuk takohet skutave, faktet tregojnë të kundërtën.

    Gazeta TemA ka siguruar një tjetër video të tij, në Vlorë.

    Ai ka zhvilluar një vizitë misterioze në një banesë private.

    Meta në këtë takim, ka qenë vetëm dhe nuk shoqërohej nga asnjë bashkëpunëtor apo shoqërues.

    Me shumë mundësi kjo vizitë ka qenë ekstremisht private, pasi rrugica ka qenë bosh dhe nuk kanë qenë as makinat shoqëruese të eskortës së presidentit, me përjashtim të asaj që e transportoi në shtëpinë misterioze.Ty fatos salihu dhe likja i floririt te kane perdhunuar trute o mjeri tosi

    1. Nëse i beson gazetës së Meros për këtë “vizitën misterioze” të presidentit në “një banesë private” në Vlorë, atëhere duhet ti besosh edhe historisë së skandalit familjar të Edvinit me babain e tij.
      Ama ka diçka që nuk shkon këtu.
      Ja paska shkuar presidenti “fshehurazi” në banesën private të një miku.
      E çfarë del nga kjo ?
      Nuk më duket Ilir Meta si një farë bandilli që të shkojë e të takojë të dashurat e tij si ish presidenti socialist i Francës Hollande, por edhe nëse do të ishte kështu, a mos duhej mbledhur përsëri një komision parlamentar për ta shkarkuar ate ?
      E dëgjojmë Ramën e deri edhe Lubonjën që të thotë se Meta ka dalë nga roli i tij si president..
      Po a nuk është Rama që i përgjysmoi edhe ato pak kompetenca që ka presidenti e tre vite rrjesht bëri çmos për ta shkarkuar me komisione parlamentare, derisa Komisioni i Venecias i dha të drejtë Metës ?
      Kësaj i thonë që Ramës i lejoheshka të sulmojë në çdo kohë presidentin e ky nuk paska të drejtë ta kritikojë ate.
      Një llogjikë idiote.
      Jo po është lider i LSI .
      Po kjo LSI a mos është ndonjë parti e Millosheviçit apo Vuçiçit ?
      Lider i LSI ishte kur u zgjodh me votat e .PS kryetar parlamenti e mandej president.
      Edhe ajo mburja e Fatosit që unë i quaj të tre partitë si banditë, më duket një ide e fantaksur..
      Mund të ketë cilido një opinion subjektiv për cilëndo parti, por vlerësimi bëhet vetëm me krahasimin e fakteve, e jo me përgjithësime duke e lënë fajtorit jetim.

  4. Filloi punen brigada e Ram RRUMPALLES. Ku dhemb dhembi vete gjuha.
    Shikoni gjuhen ironike qe perdorin: Fatosit i thone Tosi, Lulezimit i thone Luli, Ilirit i thone Like. Po Edvin Rames si ti themi? Propozoj ta therrasim “rrumpalla jone” qe sot e tutje, gjithmon e ka pasur per zemer emrin rrumplalle.

  5. Si gjithmone i sakte zoti Lubonja ne gjithcka qe thote, gjithnje koherent. I bie kembanave per cfare po ndodh ne kete vend, po militantet injorante dhe me keq akoma ata qe s’duan te kuptojne, fyejne dhe ofendojne.
    Mbi te gjitha ka te drejte kur permend partite e reja, ku jane? Duhet te ishin te parat kunder te keqes…Jozi, Patozi, Hajdarja.

  6. si nuk doli n je arberesh dhe te prononcohet qe ky kallaballek, milet ose grup njerzish ose cfare lloj emri ti veme ,….se fjala popull eshte nje format me nivele te percaktuara dhe fituara njekohsisht ….i meriton kto lloj monstrash te vetquajtur politikane , …me kte kallaballek edhe gomari behet mbret boll qe te dije si ta levize gishtin ose pallen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *