Reperja Megan Thee Stallion ka zbuluar se është në një lidhje dashurie.
Përmes rrjetit social, Instagram, Megan ka postuar një foto me të dashurin Pardison Fontaine, në Ditën e të Dashuruarve. Në video live me fansat reperja u shpreh :“Ju të gjithë e njihni atë. Po, ai është i dashuri im. Kështu që, mjaft luajtët me të”.Reperi në anën tjetër e ka surprizuar me një avion privat dhe ka publikuar video të saj.
