• |
ide | kryesore

Meta: Të gjithë drejtuesit e ardhshëm duhet të kontrollohen psiqikisht

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar pasditen e sotme nga Vlora se do t’i kërkoj parlamentit të ardhshëm që do të dalë pas referendumit, një ligj që të kontrollohen të gjithë drejtuesit psiqikisht a janë në rregull, duke nisur nga Presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit etj.

“Përmbysje demokratike, prandaj flasim për referendum, sepse nuk jemi në një situatë normale, jemi në një situatë tërësisht anormale. Në vend që kryeministri të distancohej dhe të thoshte mos shpifte për presidentin ai bën të kundërtën, thotë Presidenti nuk është në rregull nga trutë.

I pyetur se cilët janë oligarkët, ai tha: “Janë të identifikuar oligarkët, por më i identifikuar është kryeoligarku”.
Sa i përket zgjedhjeve dhe çeljes së negociatave, si dhe deklaratës së ministres së Jashtme, Meta u përgjigj me ironi, se entuziazmi është i vonuar pasi negociatat janë hapur 3 herë sipas qeverisë.

“Është një entuziazëm i vonuar sepse sipas qeverisë janë hapur 3 herë negociatat dhe është ngritur tre herë shampanja dhe është bërë festa. Negociatat do të çelen falë referendumit të 25 prillit dhe ky referendum është një referendum për të ardhmen europiane të Shqipërisë ose për alternativat lindore që i janë ofruar, por që sigurisht që i takojnë të kaluarës. E ardhmja e Shqipërisë është në Europë, e ardhmja e Vlorës është në Europë. Ishte kënaqësi që erdhëm më në fund ditën në Vlorë se erdhëm duke ardhur natën dhe fshehurazi”, përfundoi Meta.



6 Comments

  1. mir e ke o like floriri. duhen kontrolluar se pastaj thon karlliqe te tipit: jam avni rustemi i rignallur apo salvator alende.

  2. Po fitoi Luli, ky zoteria do jete president
    Monika kryelopa do jete zv kministre
    Saliu kryetar kuvendi
    Mediu min i mbrojtjes
    Clirim Gjata min drejtesie….

    republika e re.

  3. 100 vite me pare gjigandi Fan Stilian Noli shkruante:

    Bela e madhe me skrapalinjte
    Mund te hash edhe dru
    Le te rije nje President
    Se na duhet dhe pa tru.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *