• |
ide | kryesore

Qarkulloi materiale pedopornografike: ish-mbrojtësi i Gjermanisë në prill del në gjyq

-Instant, Sport



Ish-mbrojtësi i Borussia Dortmund, Christoph Metzelder, në fund të prillit duhet të përgjigjet në gjykatë për akuzat se ka siguruar – dhe më pas ka dërguar – materiale pedopornografike. Një histori shumë e shëmtuar për gjermanin, që i përket vitit 2019 dhe për të cilën ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar gjerman dhe Real Madridit do të gjykohet, pasi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat deri më tani. Gjyqi do të fillojë në fund të prillit dhe derisa të provohet e kundërta, ai konsiderohet i pafajshëm.

Në të kaluarën, Metzelder kishte promovuar publikisht të drejtat e fëmijëve disa herë, duke themeluar edhe një shoqatë, në 2006, për të ndihmuar të rinjtë në vështirësi. Për këtë angazhim, Metzelder ka marrë edhe një Kryq Federal të Meritës në 2017.

Sot, megjithatë, ish-mbrojtësi gjerman është në mes të stuhisë prej të paktën një viti, ose më saktë që kur u akuzua se kishte siguruar dhe dërguar tek një grua nga Hamburgu, e hetuar si ai, materiale pedopornografike me imazhe dhe video të të miturve të përdhunuar.

Metzelder do të paraqitet në gjykatë në muajin prill për të mbrojtur veten nga akuzat, pavarësisht se gjithmonë i ka hedhur poshtë ato deri tani, në një histori shumë të shëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *