• |
ide | kryesore

Rrahën të riun në Krujë, identifikohet autori, ndalohet bashkëpunëtori

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Krujës njofton se është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 17 shkurt në një lokal në Fushë Krujë, ku u godit me sende të forta një shtetas.

Bëhët me dije se është shpallur në kërkim autori kryesor i dyshuar për këtë ngjarje, Gazment Kusta, 34-vjeç i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike ndërsa është ndaluar dhe Geart Bakalli 31-vjeç që fshehu mjetin e përdorur nga autorët.VKy shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit E. E., 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *