• |
ide | kryesore

Sondazhi për ministrat në Euronews Albania/ Vetëm 1 kalon klasën, pakënaqësi për të tjerët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga 16 anëtarët e kabinetit qeveritar të Partisë Socialiste, shqiptarët ndihen të kënaqur më së shumti nga performanca e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Këtë tregues e zbuloi sondazhi kombëtar i radhës kryer për Euronews Albania nga kompania MRB.
Të pyetur se “sa e kënaqshme është performanca e ministrive dhe ministrave duke u fokusuar në performancën e qeverisë në këto katër vite” shumica (49.8%) janë përgjigjur “kënaqshëm” vetëm për Manastirliun – 48.5% e pakënaqshme, 1.7% nuk u përgjigjën.

Për të gjithë ministrat e tjerë mbizotëron në vlerë më të lartë përqindja “e pakënaqshme”.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, pavarësisht se është ndër më të pranishmit në media me projektet e rindërtimit, rezulton gjithashtu me pakënaqësi të lartë (46.1%).
Metodologjia

Sondazhi i kombëtar i Euroneës Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).

Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.



6 Comments

  1. I thoni ketij te Le Spot, mjaft bere sondazhe me Parate e Rames se te gjitha ne Greqi do ti cosh..Euronews- privat vetem ne Shqiperi kam pare!

  2. PO BQEN, THANASIN e zi po ata deputetetLOLO pasanike qe bluajne taksat tona, po oligarket qe jane lidhur me keta pushtetare,,,,,Aaaaaaaa ..harrova me te varferin LALI batakciun, kllounin e bashkise, qe jeton me ndihme sociale nga shitja e fiqeve te se emes, qajeni hallin edhe ketij horri mashtrues qe ia ka hedhur ne paqe me te tera kodoshlleqet e hipokrizite e tija. Keta jane rilindasit qe mendojne si udheheqesi i tyre, si ta rrjepim kete popull e pushtet.

  3. MANASTIRLIU KALON SE KA GENJYER ME SHUME . KUR TI MARRIN VESH GJERAT ME VONE KY POPULL DO HABITET ME PROÇKAT E MAMASTIRLIUT DHE PALLOSHIT BASHKE . TE GJITHE KETA ME NE KRYE PALLOSHIN MERITOJNE NJE 2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *