• |
ide | kryesore

22 vite Sigal/ Kompania që ka paguar 300 milionë euro dëme

-Instant, Lajme, Të fundit



Sigal Uniqa, lider në tregun e sigurimeve, jo vetëm për pjesën e tregut që zotëron por edhe për produktet, idetë, mjeshtërinë e drejtimit, pagesën e dëmeve dhe përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, ka shënuar tashmë 22 vite përvojë. 22 vite janë gati një çerek shekulli dhe janë në vetvete një histori, një histori suksesi, një histori përpjekjesh për të bërë më të mirën.

Duke vendosur klientin në vendin e parë dhe duke u përpjekur për t’i dhënë atë që i mungonte në këtë fushë të rëndësishme të forcimit të personalitetit të njeriut, sepse e tillë është fusha e sigurimeve.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga krijimi i saj. Nisi me 5 veta dhe më pak kapital dhe sot është njëra nga 53 kompanite më të mëdha në Europën Lindore. Në një treg të vogël dhe pa kulturë sigurimi SIGAL UNIQA ishte e para kompani që fokusin e saj e drejtoi nga kërkesa e klientit, nevoja e tyre për produkte sigurimi përtej tradicionales që ka një kompani sigurimi, siç janë sigurimi i shëndetit, sigurimet e garancive, përgjegjësive dhe shumë produkte të tjera, që për tregun vendas ishin të panjohura dhe të pazhvilluara.

Në 22 vite SIGAL UNIQA jo vetëm ka diversifikuar portofolin e produkteve të saj, duke ofruar 43 lloj produktesh sigurimi qytetarëve shqiptarë, por ka rritur edhe standartet e tregut, duke futur të parët investitorë amerikan dhe europian në tregun vendas, fillimisht me Fondin Amerikan të Ndërmarrjeve dhe më vonë me UNIQA Group, dhe bashkë me to, futi edhe fuqinë financiare amerikane e europiane dhe praktikat më të mira të sigurimeve sipas standarteve të tyre .

Angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve është motivi i SIGAL UNIQA, motiv ky që nuk ka ndryshuar që nga dita e parë që filloi punën. Ky mund të konsiderohet edhe çelësi i suksesit të një kompanie si SIGAL UNIQA, e cila ishte ndër pioneret e tregut privat të sigurimeve në Shqipëri, dhe sot, edhe pse tregu ka njohur zgjerim, kjo kompani mban pozicionin në krye të tregut dhe renditet si kompania më e besuar e sigurimeve tek shqiptarët dhe numëron mbi 1 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL ka dëshmuar fuqi likujduese dhe përgjegjshmëri kontraktuale duke dëmshpërblyer mbi 300 milionë euro ndër vite, dëme pasurore, shëndetësore dhe dëme të automjeteve.

Krahas dëmshpërblimeve, një pjesë të primeve të saj ia kthen komunitetit, duke investuar në shëndet, art, kulturë, sport, arsim dhe kudo ku ka patur nevoja emergjente.

SIGAL UNIQA Group Austria shënon 22-vjetorin dhe ka zgjedhur që të mos festojë, në shenjë respekti të situatës së vështirë që po kalojmë të gjithë. Në vend të festës, kompania zgjodhi që më herët t’i dhurojë një pajisje të re radiologjike spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, për t’u ardhur sadopak në ndihmë qytetarëve që po kalojnë momente të vështira dhe po luftojnë për jetën. (artikull promocional)



3 Comments

  1. Biznes me te ndyre NUK ka.

    Nuk paguajne deme.

    Dyerve te gjykatave i ke gjithe diten.

    Nuk paguajne. Thjesht ky biznes keshtu funksionon. Eshte nje genjeshter e madhe biznesi i sigurimeve.

  2. Lutem llogarisni sa kane paguar me primet e sigurimit.. Nejse e thjeshte Shumezoni kete 300 milione Eur me 10 dhe do shihni sa ka “ngrene” kjo kompani e “lavdishme”

  3. 1-kompanite e sigurimeve jane Shoqeri tregetare qe perjashtohen nga tvsh gjoja per te mos mbingarkuar klientin ne nje moment qe TPL se bashku me kartonin jeshil ka primin me te madh ne rajon dhe demshperblim me te vogel ne rast vdekje ose e dëm shëndetësor.
    Psh në Greqi një mjet 1600 kubik ka primin vjetor TPL plus karton jeshil 195 euro se bashku me tvsh ku të mbulon në rast aksidenti 1.2 milion euro për person po më këtë prim te mbulon dhe vjedhje ,thyerje te xhamave, transport me karotrec etj.
    Këtu TPL + karton jeshil ka prim më të madh ,500 euro, për të njëjtën kategori mjeti pa tvsh dhe dëmshpërblim 20 milione leke(!?) dhe jo shërbime të tjera.
    Përjashtuar nga tvsh kompanitë që kane një portofol të
    të tregut të sigurimeve mbi 120 milion euro!!!!!
    Një dyqan i vogël në një fshat të largët paguan 20% tvsh dhe më xhiro mizerabël!!!!
    2 -kompanitë e sigurimeve a paguajnë në rast aksidenti shpenzimet të mjekimit të personave të dëmtuar ne spitale ?
    Eshte pergjegjesia qe merr kompania per demtimin ndaj paleve te treta dhe eshte detyre e spitaleve tju faturojne ketyre kompanive te sigurimeve shpenzimet deri me nje dhe jo të paguhen nga buxheti i spitalit.
    3 – A paguajne keto kompany x% te xhiros ne shtet ( sikurse kompanite jashte) ne favor te tabelave rrugore pasi ato ndihmojne pë mos shkaktimin e
    aksidenteve dhe kjo gjë eshte ne favor te ketyre kompanive?
    4- kur demshperblimet mbyllen me konsensus dhe pa fatura a derdhet tvsh per keto dosje .
    Se personi I deshperblyer do rriparoje mjetin pa fature dhe ketu ka evazion fiskal .
    Ne gjithe Europen pronari I mjetit e çon mjetin në servisin ku ai ka besim dhe jo aty ku ta imponon kompania e sigurimeve.
    Etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *