• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh/ Kryemadhi takon Bashën në selinë e PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e kësaj të marte Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu.

Mësohet se temë e diskutimit ka qenë rakordimi i hapave të opozitës drejt zgjedhjeve si dhe regjistrimi i koalicioneve pasi të mërkurën është afati i fundit.

LSI pritet të garojë me listën e saj, ndërsa PD dhe aleatët do të regjistrohen si koalicion, duke u përfshirë në 1 listë. Opozita e bashkuar do të firmosë së shpejti marrëveshjen për qeverisjen pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Të njëjtat burime thanë se gjatë takimit të sotëm, është diskutuar edhe agjenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri për 60 ditët e mbetura.



6 Comments

  1. Ambasada Amerikane ka kërkuar që Tom Doshi të mbetet jashtë parlamentit, ky i fundit është vënë në lëvizje.

    Tirananews.al ka siguruar foto të deputetit Tom Doshi dhe Fahri Balliu, i cili njihet si një bashkëpunëtor i ngushtë si i Sali Berishës ashtu edhe i Ilir Metës.

    Mbetet për t’u parë nëse Fahri Balliu, që është babai i ish-deputetit të PD Klevis Balliu, ka hyrë si negociator mes Tom Doshit dhe Metës e PD-së, apo pas këtij takimi fshihet diçka tjetër.Byrektorja dhe shefja e saj elona meco ne pune nate e dite duke furnizuar shpellkaret e shqupit per te vazhduar pa ndalim per te shpifur keto qe nuk mendon si salihu dhe meta

  2. Në motivacionin e Departamentit të Shtetit për nderimin e zotit Dvorani, thuhet se ai është “një mbështetës kryesor i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë.”

    “Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”, thotë Departamenti i Shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *