• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Gruaja ime humbi jetën për një rekomandim nga mjeku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Gruaja humbi jetën për një rekomandim urgjent për koronarografi!” Më këtë argument, bashkëshorti i një 47-vjeçareje nga Roskoveci akuzon për neglizhencë një mjek të Spitalit të Fierit.


Dashnor Zoga bëri kallëzim në Prokurori. Ai pretendon se mjeku i tha se bashkëshortja 47-vjeçare kishte nevojë urgjente për koronarografi, por nuk e trajtoi si të tillë dhe e planifikoi më 1 Mars.


“Doktor Viktorit i kam thënë se është urgjent, më tha dhe vetë që është urgjent për tu bërë koronarja por në bazë të letrave nuk e ka bërë. Edhe te klinika private edhe te shtetërorja më sorollati.

Nuk më dërgoi as për Tiranë dhe as në vende të tjera që të vija për këtë. Nga ajo më iku gruaja” – tha Zoga. Mjeku, Viktor Gjini, dhe Spitali i Fierit nuk pranuan të komentojnë mbi rastin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu