Policia e Durrësit jep detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi rreth orës 20.10 në lagjen 12 të këtij qyteti ku u plagon me armë nënë e bir.
Sipas policisë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për një vend parkimi), fillimisht me sende të forta, një person i identifikuar si Zyber Juba, rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë Flamur Çerma, rreth 23 vjeç.
“Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Çerma, rreth 45 vjeçe, (e ëma e Flamur Çermës.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” – thotë policia.
Policia tha se autori i dyshuar i plagosjes Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë së Durrësit. Një grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al