• |
ide | kryesore

Loja me shifrat/ A kanë paguar të pasurit më shumë me Ramën (video)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një nga gjërat të cilave Edi Rama po i trembet më shumë, është etiketimi që ka zënë vend si “kryeministri i të pasurve”, me të cilët ai ndan pushtetin e koncesioneve, PPP-ve, tenderave pa garë dhe lejeve të ndërtimit.

Pikërisht për këtë, në konferencën e zakonshme për shtyp të së martës, ai ka thirrur në ndihmë një grafik, që mëton të tregojë se gjatë qeverisjes së tij 8 vjeçare “oligarkët” kanë paguar më shumë se kurrë në buxhetin e shtetit.

“Ja sa para më shumë ka marrë shteti nga xhepi i më të pasurve. Plot 142% më shumë se në vitin 2013 kur qeveriste PD-ja”- tha kryeministri, i cili provokoi duke thënë se nëse fiton kjo opozitë, që flet e flet ditën kundër oligarkëve por flirton natën me ta, kjo shifër do të ulet nga taksa 9% që propozon Basha (video poshte).

Në fakt, askush nuk mund të vërë bast se sa të fituar do të jenë oligarkët nga një fitore e mundshme e opozitës, por një gjë tashmë është e vërtetuar, qeverisja e rilindjes ka qenë plot bereqet për ta.

Shifrat dhe grafikët që nxjerr kryeministri janë manipulativë. Aty ai paraqet vërtet një grup të pasurish që kanë paguar më shumë taksa, por kjo ka ndodhur se nën regjimin e Ramës ata kanë fituar ekstremisht më shumë, duke e përqëndruar pasurinë e vendit vetëm në disa duar, që marrin çdo garë e tender pa konkurrencë, duke qenë të privilegjuar në treg.

Dhe nëse ka një argument që e nxjerr kallp shifrën dhe grafikun e kryeministrit, ai është fakti se hendeku i pabarazisë në mes të pasurve dhe të varfërve në këtë vend është shtuar gjatë qeverisjes socialiste.

Kur ishte në opozitë, Rama kishte si një nga slloganet kryesore zvogëlimin e pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve.

Por, me ardhjen e tij në pushtet, sipas Indeksit GINI, treguesit më serioz të matjes së pabarazisë në botë, dëshmohet se ajo u rrit. Vënia në funksionim e taksimit gjoja progresiv gjatë viteve 2014- 2018 tregon se pjesa e të ardhurave e përfituar nga 10%-shi më i varfër i popullsisë ra nga 3.7% në vitin 2012, në 2.9% në vitin 2014, në 3% gjatë viteve 2015- 2017. I njëjti tregues provon se 10%-shi më i pasur i popullsisë e rriti kontrollin e tij mbi të ardhurat që prodhon ekonomia nga 22.9% në vitin 2012 (niveli më i ulët që nga 1996) në 25.5% në vitin 2014, dhe 25% për vitet 2015- 2017.

Pra gjithçka është e qartë. Në pushtetin e Ramës të pasurit janë bërë më të pasur në raport me të ardhurat totale të vendit (pavarësisht nga grafikët e pagimit të taksave që nxjerr kryeministri) dhe të varfërit akoma më të varfër.

Këtë anomali e ka kuptuar edhe vetë Rama, i cili para se të fillonte pandemia, i ftoi 200 më të pasurit e vendit, për të kontribuar për komunitetin, me 2% të fitimeve të tyre. “Ju i keni dëgjuar ftesat për të djegur ndërmarrjet tuaja, bankat, bëhen ftesa për t’iu turrur shtëpive tuaja”, u tha Rama përfaqësuesve të 200 biznesmenëve më të mëdhenj, në tetor 2019 (video poshte).

Kryeministri iu propozoi atyre që të bëheshin lokomotiva morale të shoqërisë duke investuar nga paratë e tyre për më të pamundurit dhe më të vobektët. Propozimi i shefit të qeverisë, prezumonte dhënien e një shifre 2% të dividentit.

Edhe kur ra pandemia, Rama e përdori këtë retorikë anti oligarkike duke u bërë thirrje më të pasurve të shesin vilat dhe jahtet e tyre për të paguar punëtorët (poshte).

Por me mënyrën si e ka ngritur pushtetin e tij, ai përfundoi sërisht duke ndihmuar të pasurit preferencialë. Sikurse tregoi një investigim i BIRN, një grup i vogël prej 10 biznesesh, fituese të koncesioneve gjatë qeverisjes së Ramës, u bënë njëherazi përfituesit më të mëdhenj të kredive të subvencionuara nga qeveria për përballimin e pandemisë së COVID-19, duke thithur gati gjysmën e fondit të miratuar nga bankat.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Në 8 vjet ka vjelur më shumë taksa dhe ka marrë më shumë borxh se të gjitha qeveritë e të gjitha kohërave.
    A mund të na thotë se ku i ka shpërdoruar ato para? A ka ndonjë arritje ose bilanc të prekshëm?
    Se bojë pallateve, zyra për burokratët dhe pllaka bulevardi nuk mund të listohen si arritje qeveritare.

    Dhe sa për taksat e Oligarkëve, se qënka shqetësuar nga taksimi i sheshtë dhe për të ardhmen e vendit, le ta pyesi ndonjë nga gazetarët që ndjek live maratonat monologjike sesa kanë paguar për rentë minerare, divident, si i fitojnë tenderat, sa para kanë investuar me PPP, etj etj.

    ps: Pyeteni liderin global për detyrimet ndaj Bechettit me shokë, me çfarë do i merren popullit me taksim progresiv apo të sheshtë?

  2. Manipulim dhe propaganda e ndyre.Po si ja fut kot ore i aditur qe eshte paguar 142 % me shume?Po taksa ne kohen e PD ishte 10% dhe ti e rrite me a50% , e cove ne 15%, tatimin mbi fitimin.Po si nuk thate nje gje tamam ore njeri nje here te vetme.Turp per ato njerez qe akoma besojne keto shpifje, se per ju dihet qe jeni te paturp.

  3. Sali Berisha është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtetit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Sali Berishën si agjent në vitin 1967.

    Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Sali Berisha është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar”, ka thënë Braho.

    Por çfarë thuhet në dokumentin e Ali Anadollit? Aty tregohet me detaje se si Berisha u fut në Partinë Komuniste, duke shkuar më parë te Sigurimi i Shtetit.Dil nga byrektorja e pd ne katin e dyte dhe bej nje chute te gjate neper shqiperi te kuptosh se ku kane shkuar parate o shpellkar me kollaren e salihut ne fyt,ke byrektorja vetem shifrat e telitit dhe tabak hones do lexosh o shpellkare i cecenit salih

  4. Oee ti cope derr qe mbron Kryeministrin.

    1. Te ka dhene me koncesion edhe Ty, o cope derr.

    2. Ky eshte Kryeministri i Koncesioneve.

    I vuri ne rresht shqiptaret, edhe ty o cope derr, pastaj i dhueri Rrugen e Kombit nje privati, dhe pastaj i tha: veri traun dhe mblidhu parate si nje bandit, QYL kujtdo qe do kaloje.

    Kryeministri eshte bandit, dhuron PPP dhe ti o derr, nuk e di.

  5. Derrit te Rilindjes (te na falin kafshet e gjora) i pelqen vetem te zhytet koke e kembe ne llucen e propagandes, i duket mjalte e embel.

  6. Qe je nje i paditur e skizoid kete e di i madh dhe i vogel ,por qe te manipulosh shifrat kete se ben dot se je i Gjate. N.q.s parate e investimeve ndaheshin me perpara nga p.sh 100 sipermarje sot ato ndahen ne 10 te tilla (oligarkike) te cilat marin gjithe investimet e buxhetit(taksat qe paguan populli) , 90 te tjerat falimentojne.Kuptohet qe keto 10 do paguajne taksa sa per 100 te parat
    E dyta bucheti i shtetit u rit fale rritjes se taksave nga qeveria jote( afersisht 3 miliarde euro ne keto 7 vjet) pra edhe vlera e investimeve dhe per pasoje edhe e taksave do ritet.Ju si qeveri kini mare rreth 6-7 miliard euro borxhe per investime e PPP te cilat rritin dhe taksat qe mer shteti pasi ritin investimet qe meren nga grushti i oligarkeve. Tjeter eshte qe keta igarke qe i fitojne keto tendera e Ppp pa gare me dy e trefish te vleres reale e kane fitimin shume te larte (se mbulojne dot) keshtu qe dhe taksat do jene me te larta
    Pastaj ne kohen e Berishes punohej me takse 10% o i Paditur kurse zotrote e cove 15% pra ti duhej tu merje te pakten 150% rritje nga 2013 vetem nga ndryshimi i % se taksave. Do ishte me mire te flisje si i rishperndave keto taksa tek te varferit ule varferine apo e shtove ate se per kete te dhane voten shqiptaret, i arsimove me mire apo.njelloj a me keq,e rite kujdesin shendetsor apo ju vodhe fondet e shendersise me Vilma Nushin me kompani.

  7. O cope derr. Gjej pune tjeter. Nuk eshte pune, te punosh ne Departamentin e Komentuesve te Rilindjes. Gjej nje pune pwr te qene. Kjo pune qe ke eshte provizore, dhe NUK te con gjekundi.

    Rilindasit e ajkes merren me Koncesione dhe PPP, dhe hajduteri, ti merresh me komente.

  8. Te leshosh Shqiperine ne duart e 3-4 oligarkeve, eshte nje nga gabimet më me pasoja te kryeministrit .
    Gabim qe ndikon direkt ne kurriz te shqiptareve dhe ne bllokimin e shqiperise ne shume fusha.
    Te gjitha emailet qe shkojne ne dy ministrite kryesore te qeverise, forwardohen automatikisht ne adrese te nje oligarku qe vendos direkt per tenderat e qeverise

  9. Sot doli në kombinat me pesë a gjashtë ‘çerra’ që protestonte kundër Amerikës pse ngriti lart gjykatësin Dvorani i cili nuk është pajtuar me korrupsionin e Metës. Këtij i ka ngelur shpirti te mizerrabiliteti, dhe është tjetër lloj.

    Tjetër lloj është edhe Lul Basha. Këtij nuk i ndahet shpirti nga mashtrimi, nga ‘futja kot’ nëpër takime me njerëz, nga paturpësia që premton ça t’i vijë në mendjen mashtruese. Një nëne që iu ankua se i ka vdekur burri, i tha: ‘e di, e di, po hajde në 25 prill’. U duk se do t’i ngjallte burrin atë ditë prilli. Ky është fare, nuk i ndahet shpirti nga modeli ‘Lul komiku…’.Shpellkare Prasin e salihut mbaje i ne bythe deri ne prill,pastaj futini ne goje,dhe ndigjoni cfare ju thone elona nga Byrektorja e pd ne katin e dyte

  10. është një mesazh i qartë për Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët prej 8 vitesh kanë nisur një fushatë të egër sulmesh kundër Dvoranit, për arsyen e vetme se gjyqtari i nivelit të lartë refuzoi t’i bindej urdhrit të tyre në vitin 2012, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës. Ky i fundit akuzohej nga prokuroria për korrupsionin pas shfaqjes me zë dhe figurë, me një bllok në dorë, duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit me pasuritë publike, emërimet në administratë dhe duke treguar se si komandonte Gjykatën e Lartë. Ardian Dvorani ishte i vetmi që nuk iu përkul presionit të Sali Berishës, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës, siç bënë Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj, të cilët i ‘përlau përroi’ i Vetingut.Vazhdoni hani mut te vaksinuar salihut o byrektorista te Elones te kari i dyte i pd

  11. Vazhdon punen brigada “copy and paste” e Ram rrumpalles. Futja pordhes gri sallate…
    Rrace e ndyre, sterniper te Haxhi Qamilit.

  12. Ambasada Amerikane ka kërkuar që Tom Doshi të mbetet jashtë parlamentit, ky i fundit është vënë në lëvizje.

    Tirananews.al ka siguruar foto të deputetit Tom Doshi dhe Fahri Balliu, i cili njihet si një bashkëpunëtor i ngushtë si i Sali Berishës ashtu edhe i Ilir Metës.

    Mbetet për t’u parë nëse Fahri Balliu, që është babai i ish-deputetit të PD Klevis Balliu, ka hyrë si negociator mes Tom Doshit dhe Metës e PD-së, apo pas këtij takimi fshihet diçka tjetër.Dy kambere po qihesh ne nje dere dhe kjo dere ta ka futur prasin ne bythe dhe po ta nxjerr ne goje

  13. Në motivacionin e Departamentit të Shtetit për nderimin e zotit Dvorani, thuhet se ai është “një mbështetës kryesor i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë.”

    “Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”, thotë Departamenti i Shtetit.

  14. Politika këtu prodhon shumë tradhtarë, sepse tradhtarët nevojiten si lëndë e parë për provokimin. Në vitin 2005, grupimi politik që kishte hedhur vendin në kaos e në luftë civile, u kthye në pushtet. Na shau mbarë bota e qytetëruar si njerëz të ‘sindromit të Stokholmit’, por kush desh t’ia dinte. Në fakt nuk ishte shkaktar vetëm ‘populli i rrahur’- sipas Stokholmit, por mbi të gjitha sindromi ‘popull i provokuar’. Tradhtarët e vitit 1997 u kthyen në pushtet bashkë me bosin. Pjesa më e madhe e tyre u angazhuan në aferën mafioze të ’17 kullave’ e të tjera. Njëri firmosi për tokën, tjetri për ‘Partizanin’, një tjetër për ‘ekonominë’, i katërti e i pesti për të drejtat e larjes së parave të pista… Dhe sot ja ku i kemi të gjithë tradhtarët të bashkuar në akte kriminale nën hijen e të madhit. Mbetën jashtë vetëm dy gjeneralë që nuk pranuan të firmosin, as të provokojnë popullin: Vladimir Qiriazi dhe Alfred Moisiu.

  15. Ju gazetaret ose opinionistet mendoni se nuk i di lojrat e gedalles plak te Surrelit populli ??? , gerdalla tip kali i gerdallosur i Surrelit i ka dal boja heret por i erdhi fundi dhe qelbesires se fundit komumut ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *