• |
ide | kryesore

Mashtroi Conten për 30.6 milionë euro: sekuestrohen pasuritë e ish-konsulentit financiar të teknikut

-Instant, Sport



Guardia di Finanza e Milanos ka ngrirë pasuritë e Massimo Bochicchio, i akuzuar për pastrim parash. Eshtë edhe një Picasso mes veprave të artit të sekuestruara ndaj ish-këshilltarit financiar të Antonio Contes, ndërsa pasuria arrin vlerën e 10.9 milionë euro. Mbi Massimo Bochicchio, ndërmjetësi tashmë i akuzuar për mashtrimin e trajnerit të Interit, të cilit i ka përvetësuar 30.6 milionë euro, rëndon edhe akuza e krimit të pastrimit të parave. Prokuroria Publike e Milanos ka koordinuar hetimet, të cilat i çuan të zbulonin thesarin e tij në Itali.

Përveç llogarive rrjedhëse dhe apartamenteve të ndryshme, përfshirë një në Cortina, në një shtëpi dhe në një depo në Romë, u gjetën gjithashtu piktura nga Giacomo Balla dhe orenditë e rezidencës së tij në Londër. Në biznesin e tij në Angli, Bochicchio kishte menaxhuar kursimet e shumë njerëzve të famshëm, përfshirë agjentin Federico Pastorello.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *