• |
ide | kryesore

Mila Kuins edhe aktore edhe pjesë e produksionit në “The Luckiest Girl Alive”

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e mirënjohur, Mila Kunis së shpejti do të jetë ‘para dhe pas’ kamerave për filmi më të ri.
Filmi për të cilin ajo do të jetë aktore, por edhe do të punojë në produksion, quhet “The Luckiest Girl Alive”, i cili pritet të startojë së shpejti në “Netflix”.

Ky prodhim do të jetë i referuar në librin e Jessica Knoll, i i publikuar në vitin 2015. Romani i Knoll, u bë një nga shitësit më të shitur të Neë York Times pas publikimit të tij. Libri që atëherë ka shitur mbi një milion kopje dhe është përkthyer në 38 gjuhë të ndryshme.

Millla Kunis do të luajë në rolin e Ani FaNelli, që përshkruan një vajzë nga Neë York-u që ka dëshirë t’i ketë të gjitha.
Ashtu siç ndodh në shumicën e romaneve misterioze, Ani i mbijetoi një seri tragjedish në të kaluarën e saj dhe për t’i kapërcyer, ajo u shndërrua në një person tjetër krejt dhe filmi kështu do tregojë një pjesë të errët të jetës së saj, gjithmonë duke u bazuar në historinë e librit.
Mësohet se për regjinë do të kujdeset Knoll së bashku me Mike Barker, ndërsa në ekip përfshihen edhe Lisa Sterbakov, Shayne Fiske Goldner dhe Steve Hutensky.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *