• |
ide | kryesore

Ndahet dyshja më e njohur e muzikës, Daft Punk

-Instant, Paparazzi, Slider



Dyshja më e njohur e muzikës, Daft Punk, i ka dhënë fund bashkëpunimit pas 28 vitesh. DJ-të francezë, emrat e vërtetë të të cilëve janë Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo, njoftuan ndarjen e tyre në një video 8 minuta me titull “Epilog”, e cila u postua në YouTube. Në video të dy ata kanë fshehur identitetin e tyre, duke u shfaqur si robotë.

Videoja përfundoi me imazhin e një dore floriri dhe një tjetër argjendi, që formojë formën e një trekëndëshi me vitet 1993-2021. Kjo ndarje artistike është konfirmuar edhe nga përfaqësues të Daft Punk, për E! News, por nuk është dhënë asnjë detaj më tepër.

Gjatë karrierës së tyre, Daft Punk patën shumë sukses, për shkak të shumëllojshmërisë së projekteve dhe hiteve të tyre. Përveçse regjistruan një album në vitin 2010 për filim “Tron: Legacy”, dyshja sollën hite të shumta si “One More Time”, “Robot Rock” apo “Get Lucky” në bashkëpunim me Pharell Williams.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *