• |
ide | kryesore

Ndihma ekonomike e paga minimale/Rama: Taksa e sheshtë kërcënon të dobëtit

-Instant, Lajme, Të fundit



Përpara gazetarëve, në konferencën e përjavshme për shtyp së bashku me Ministren e Ekonomisë Anila Denaj, kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe njëherë planin e opozitës, e cila dëshironë të rikthej taksën e sheshtë 9%. Kreu i qeverisë Rama tha se gjatë qeverisjes së tij 90% e bizneseve nuk paguajnë taksa, teksa theksoi se vetëm bizneset e mëdha paguajnë një taksë 15%.

“Pala tjetër ripredikon taksën e sheshtë duke kërcënuar më të dobëtit. Duke na kthyer në kohën kur 100% e bizneseve paguanin tatim-fitim dhe TVSH. Ndërsa sot 90% e bizneseve paguajnë zero TVSH. Dhe vetëm 9% e bizneseve paguajnë 15% taksa”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri përmendi gjithashtu edhe pagën minimale duke thënë se do të rritet sërish nga viti në vit. Ndërkaq, Rama po ashtu foli dhe për dyfishimin e ndihmës ekonomike, duke thënë se synimi është që të qëndrojë në këtë masë dhe pas përfundimit të luftës me Covid.

“Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do ta mbajmë dyfish deri në fund të luftës me armikun e padukshëm dhe synojmë që ta mbajmë gjithmonë në këtë masë. Kush gjykon mandatin e dytë nuk duhet të harroj se kemi qenë e vetmja qeveri që ka përballuar dy goditje shumë të rënda, siç është tërmeti dhe pandemia”, deklaroi kreu i qeverisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *