• |
ide | kryesore

Për herë të parë Topalli flet për gabime të Berishës: Kishte korrupsion në mandatin e dytë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli, dikur numri “2” i Partisë Demokratike dhe krahu i djathtë i Sali Berishës në pushtet, sot thotë se janë bërë edhe gabime. Në një intervistë në emisionin “Open” ajo tha se nuk distancohej nga PD për të gjitha arritjet që vendi ka pasur gjatë kohës që ishin në qeveri, por për herë të parë foli edhe për gabime të Sali Berishës.


“Në shëndetësi, qeveria ishte e detyruar për t’ua dhënë aleatëve. Të mbajnë përgjegjësinë ata për atë që bënë. Ne i jepnim një shumë të madhe buxheti, por është tjetër gjë sa punë bënë ata.


Ka pasur korrupsion më shumë në mandatin e dytë të qeverisjes. Nuk jam dakord as me mënyrën si jemi marrë me pronat, por jam shumë krenare që u futëm në NATO. Jam shumë krenare për shumë reforma të tjera që u morën në të mirë të interesit publik,” – tha Topalli.

Ajo mohoi se po përçante votat e së djathtës në Shkodër dhe se sipas saj ata që do ta mbështesin nuk do të votonin për PD-në.

“Së pari, nën përgjegjësi do të them që më shumë demokratë janë jashtë PD se sa brenda. Nuk i heq asnjë votë askujt. Ato vota nuk shkojnë kurrë tek Lulzim Basha. Ftesa ime është për të gjithë ata që janë krejt të pakënaqur me Edi Ramën dhe me rritjen e korrupsionit, as me Ilir Metën, as me Lulzim Bashën” – tha Topalli që nuk e sqaroi se me kë do të bënte koalicion pas zgjedhjeve.

“Vendi ynë është pa opozitë reale dhe nuk e kam fjalën vetëm tek djegia e mandateve apo dorëzimi i këshillave bashkiakë që është gjëja më e papërgjegjshme që nuk do të guxoja ta çoja ndërmend. Pse duhet të mendojmë se është ose Edi Rama ose Lulzim Basha me Ilir Metën” – tha Topalli. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. Topalli eshte tunduese per nje te djathte sepse ka qene qendrestare ne opozite dhe nder me pak te perfolurat per korrupsion ne qeveri. Ishte e para qe denoncoi krimin ne parlament dhe me pas u shfaros nga lista ne menyre te padrejte dhe komplet te pajustifikuar. Nese do e kishte bere partine me kohe, te kishte bere opozite cilesore dhe te vertete, dhe po mos kisha sigurine qe vota per te i shkon Edi Rames sigurisht do ta votoja. Pavaresisht se intelektualisht eshte komplet e zbrazet ne cdo aspekt tjeter eshte 100 here me e preferueshme se Luli. Po te ishin rolet e permbysura Luli me siguri tani do ishte tek listat e Rames.

  2. Mos harro qe e ka ngjit rrugen e karrieres permes hapjes se shaleve dhe bashkepunimit me Sigurimin e shtetit. Harruta qe per disa kohe ishte Miss Zhelja e parlamentit dhe arriti te krahasonte rrugen Vlore -Fier dhe me Gjermanine, apo dhe fotot si deficente ne shkretetirat e Dubait qe kuptohet si ka paguar me leket e veta ato argetime. Fatkeqesia eshte qe aty njerezit nuk shohin te nxjerrin figura te reja te paperlyera si nga njeri krah ne tjetrin por vazhdohet te ecet me mentalitetin e xhaketave te kthyera dhe riciklimit te jashteqitjeve te partive politike.

  3. “Vendi ynë është pa opozitë reale dhe…” – Më në fund e pranove që vendi nuk ka më opozitë! Tani të shohim sa do bësh edhe ti moj zonjë, por më duket se je ca vonë. Tradhtarët e të dy krahëve i kanë rregulluar tashmë punët mes tyre.

    Ku ishit juve me shokë më përpara, pse nuk i thatë këto fjalë atëherë? Po kush do i futej me kokë korrupsionit?!!

    Paç fat megjithatë!

  4. Zonja na dha edhe nje here proven se gjithkush ka nji cmim. Zonja eshte vlersuar me se shumti si shkodrane per origjinen e saj familjare tani qe erdhi momemti te vlersohet si Josefin po qelb dynjane.

  5. Po ne nuk kena le dje moj goc. Ti u fute ne PD dhe i fute brylat P Arbnorit, Demokratit me te mire qe ka nxjer PDja. Ja futet brylat bashke me Salen se ju bonte hije. E cut ne malsi te madhe dhe as makine nuk i dhate per fushate.

    16-17 vjet me pas, ishte Sala bashke me Lulin qe ti futen brylat. Ashtu si ia futi Meksit, Hajdarit, Selamit, Topit e shume te tjereve para teje. Ti ulshe koken si struci kur Sali sekretari ia hongri kokat gjithe figurave te PDs me keq se Enveri.

    Duhet ta kishe hap gojen moj goc kur pronat u vodhen nga maloket e Shabonit dhe pronaret vertiteshin me dosje ne sqetull tu i dhone leke gjykatseve te plepave, duhet ta kishe hap gojen moj goc kur Luli i shpetoi gjyqit se ishte me grip, duhet ta kishe hap gojen kur partija jote e djathte beri aleance me partine komuniste, duhet ta kishe hap gojen kur bote aleance me LSI…..

    Shko qiu tani.

  6. Po bisedoja me nje te PS se une nuk bej me pjese ne ate Parti te shkerdhyer dhe ne asnje tjeter qe kur u mashtrova nga fjalimet e Blushit, se ty te sponsorizon fuqishem dhendrri i pasur dhe votat e tua jane 100 % te halja e Rames. Tani Sala ka pas shume gabime po qe shteti ne kete fare mase borxhi 78 % dhe qe te mos jete bere asnje pune me parate e buxhetit nuk ka qene kurre! Une po te dilte Sala ne zgjedhje ate do votoja e te tjeret jo, kjo eshte fatkeqesia qe ju duheni zhdukur e gjithe klasa politike qe i pini gjakun popullit!

  7. Politika këtu prodhon shumë tradhtarë, sepse tradhtarët nevojiten si lëndë e parë për provokimin. Në vitin 2005, grupimi politik që kishte hedhur vendin në kaos e në luftë civile, u kthye në pushtet. Na shau mbarë bota e qytetëruar si njerëz të ‘sindromit të Stokholmit’, por kush desh t’ia dinte. Në fakt nuk ishte shkaktar vetëm ‘populli i rrahur’- sipas Stokholmit, por mbi të gjitha sindromi ‘popull i provokuar’. Tradhtarët e vitit 1997 u kthyen në pushtet bashkë me bosin. Pjesa më e madhe e tyre u angazhuan në aferën mafioze të ’17 kullave’ e të tjera. Njëri firmosi për tokën, tjetri për ‘Partizanin’, një tjetër për ‘ekonominë’, i katërti e i pesti për të drejtat e larjes së parave të pista… Dhe sot ja ku i kemi të gjithë tradhtarët të bashkuar në akte kriminale nën hijen e të madhit. Mbetën jashtë vetëm dy gjeneralë që nuk pranuan të firmosin, as të provokojnë popullin: Vladimir Qiriazi dhe Alfred Moisiu.

  8. Shoqja Topalli, as Mish as peshk. Karrieriste, mashtruese, e shfytezoi postin e k/kuvendit per interesat e saj. Me keq se shoku Gramoz Ruci nuk ka luajtur as gishtin e vogel per pronta qe duhet tu shkojne pronareve. Pervetsoi sa deshi e ku deshi per vete. Ju thafte dora kush e voton kete ZHELANE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu