• |
ide | kryesore

Princi Philip në gjendje jo të mirë shëndetësore, mbahet nën vëzhgim

-Instant, Lajme, Planet



Princi britanik William deklaroi se gjyshi i tij, princi Philip, është mirë, por mbetet nën vëzhgim në një spital të Londrës.

Philip, i cili është i martuar me mbretëreshën Elizabeth II, u shtrua në spital pasi u ndje keq për shkak të një sëmundjeje të paspecifikuar.

Pallati Buckingham ka konfirmuar se sëmundja nuk është e lidhur me koronavirusin.

Si ai, ashtu edhe mbretëresha morën dozën e parë të vaksinës së virusit më 9 janar.

Gjatë një vizite në një qendër vaksinimi, princi William u dha gazetarëve një përditësim mbi gjendjen e gjyshit të tij, duke thënë “po, ai është më mirë, ata po e mbajnë nën kontroll”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *