• |
ide | kryesore

Rama përgjigjet nëse do të jenë pjesë e listës së PS-së Xhafaj, Lleshaj dhe Bushat

Arkiva



Në konferencën e sotme me në fokus ekonominë kryeministri, Edi Rama, u pyet nga gazetarët edhe për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Rama u përgjigj ndaj interesimit të gazetarëve nëse do të jenë përkrah tij ish-ministra si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati apo Sandër Lleshaj.

Kreu i qeverisë u shpreh se asnjëri prej tyre nuk është i ndryshëm nga tjetri dhe se të gjithë janë pjesë e trupës prej ku do të bëhet dhe seleksionimi. Rama theksoi se do të jenë drejtuesit e qarqeve ata që kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë kandidatët.

“Nuk është asnjëri i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën prej ku do të bëhet dhe seleksionimi. Drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku. Pastaj këtë gjë do ta miratojë si gjithmonë Kryesia e PS. Kështu që unë pres propozimet e drejtuesve të qarqeve, të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe në funksion të rezultatit skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi”, tha Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *